E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE paralajmëron Italinë për “shpenzimet ambicioze”

Komisioneri për Ekonomi i BE-së, Pierre Moscovici

Populli italian do të përfundojë keq nga planet e qeverisë populiste për shpenzime ambicioze, paralajmëroi Bashkimi Evropian.

Komisioneri për Ekonomi i BE-së, Pierre Moscovici, tha se planet për deficit buxhetor, për 2.4% të bruto prodhimit të brendshëm, vetëm se do ta rrisin edhe më shumë borxhin e Italisë prej 2.3 trilionë eurosh.

Por, Qeveria e Italisë, e cila mohon se kërkon konflikt me Brukselin, thotë se borxhi do të bie.

Megjithatë, njoftimi për buxhetin bëri që tregjet në Itali të bien për gati 4% të premten, ndërsa euro ra nën 1.16 dollarë, për herë të parë në dy javë.

Moscovici tha se Komisioni Evropian nuk ka interes “për ndonjë krizë me Italinë”, por shtoi se Italia “nuk po i respekton rregullat” dhe “nuk po e zvogëlon borxhin e saj eksploziv”.

Vendimi i Italisë për buxhetin është nën kufirin e BE-së për deficit prej 3% të bruto prodhimit vendor.

Por, Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, ka premtuar se do ta ulë borxhin e saj, i cili qëndron në 131% të prodhimit kombëtar – i dyti pas Greqisë.

Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel ende shpresojnë se forcat e tregut do ta bindin Italinë që t’i ndryshojë planet buxhetore, përpara se ato t’i dorëzohen formalisht Komisionit të BE-së, në mes të tetorit.

Nëse objektivat e deficitit mbeten të pandryshuara deri në afatin e tetorit, Komisioni mund t’ia refuzojë projektbuxhetin Italisë, diçka që kurrë nuk ia ka bërë ndonjë vendi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota