Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini dhe Komisioneri, Johannes Hahn
Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini dhe Komisioneri, Johannes Hahn kanë thënë përmes një deklarateje të përbashkët, se mbështesin plotësisht Maqedoninë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, pas mbajtjes së referendumit për emrin në këtë shtet më 30 shtator.
Duke e cilësuar këtë proces si “mundësi historike për arritjen e pajtueshmërisë në rajon”, ata kanë thënë se tani procedurat kalojnë në dorën e parlamentit të këtij shteti, për të zbatuar Marrëveshjen e Prespës, duke bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese.



