E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

ARBËR BERISHA VJEN ME LIBRIN E RI “LISUS-NAISUS (RRUGA E VJETËR LEZHË-NISH)”

Libri “Lisus–Naisus (Rruga e vjetër Lezhë–Nish)” kjo rrugë e vjetër iliro-dardane ku ende sot i ka gjurmët e saj, ka pas vetes shumë histori, ngjarje, personalitete, ndodhi që në vargun poetik jam munduar të pasqyroj historinë e tyre dhe rolin që kanë, ku shumë figura janë lënë në hije dhe nuk është punuar sa duhet për to. Shembull: Perandori Konstandin që gjithë bota shkruan për të, ne ende nuk kemi një punim ose studim në shqip, kur dihet se ka qenë dardan. E pashë të arsyeshme së paku një poezi t’ia kushtoj me titull “Konstandini ynë”, sepse ai është i yni edhe pse sot sllavët duan ta përvetësojnë dhe t’i kushtojnë vepra dhe filma në Hollywood bëmave të tij.

Ky libër ndoshta brezin e ri të tokës së shqiponjave, pra shqiptarët, i frymëzon që fëmijët tanë të kenë një kampus dhe tablo memoaresh për mbretin Monun, Longar, Gent etj.. Mos t’i lëmë mbrapa historitë mijëravjeçare sepse duke u marrë me degët, do të harrojmë rrënjët, dhe duke humbur rrënjët, do t’i thajmë edhe degët. Ky zë vjen nga shtresat e tokës sonë shqiptare, ashtu siç e them në poezinë “Një zë nga lashtësia”:

“E dëgjova atë zë

Që ishte i lashtë

Zë që vjen nga shtresat

Ato ishin bërë palë-palë”.

Poezia historike është motiv për brezat për të mos harruar identitetin e tyre se kush janë, nga vijnë dhe ku do të shkojnë. Nëse ne e harrojmë të kaluarën dhe nuk mësojmë nga ajo që të mirat që i kemi bërë në të kaluarën, t’i përforcojmë edhe në të tashmen dhe të ardhmen, e gabimet e kaluara mos t’i përsërisim në të tashmen dhe në të ardhmen.

Në libër flas edhe për hulumtimet dhe ekspeditat e mia nga terreni që kam bërë e arritur, shembull: poezia me titull “Shputa e gurit”:

“Asaj lartësie ngjitesha

Pashë rrugë formë rrethore

E bari dukej i tharë

Gurë vullkanik kudo në arë”.

Ose poezia me titull “Në thep të malit” nga udhëtimi im në Malin e Komit në vendlindje:

“Pashë shumë shpella e hoje

Shumë rrugë e kroje

Ca qeramika antike

Në këto shpate parahistorike”.

Libri flet për vende dhe kohë, personalitete e ngjarje të cilat ju duhet t’i njihni sepse duke i njohur ato do t’i njihni edhe rrjedhat e refleksionit të të menduarit dhe duke hapëruar në hapësira do të njihni historinë, filozofinë dhe zhvillimet e kohës. Rrugët hapin horizonte dhe kjo rrugë hapi horizontin e qytetërimit verior duke shtegtuar mes maleve e fushave, duke tregtuar e duke shkëmbyer dije e përvoja ashtu si urtarët kur shkonin në mësime te mjeshtrit e dijeve të frymëzuara nga librat e hershme.

Në këtë libër poetiko-historik do të gjeni atë që po na mungon kohët e fundit, e ajo është atdhedashuria.

                                                                                                Arbër BERISHA

Prishtinë, 04.11.2019

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota