E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

ARBAN ABRASHI, NJË FORCË QË E MBRON E FORCON RUGOVIZMIN – Nga Hilmi GASHI – Gjermani

Ditë më parë, Arban Abrashi, antar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe deputet i Parlamentit të Kosovës, kreu një vizitë pune të suksesshme në Gjermani, e cila në dekadat e fundit ka qënë e mbetet një nga vatrat më të rëndësishme e më të fuqishme të veprimtarisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës përsa iu përket kontributeve të saj të prejkohshme e të vazhdueshme për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës. 

Me këtë rast, Arban Abrashi, sekretar organizativ i LDK-së, kreu një vizitë pune, në Degën e LDK-së në Gjermani, respektivisht në Nëndegën e LDK-së për NRW (Nord Rhein Westfalen) të Gjermanisë, ku pati takim të frytshëm me kryesinë e partisë e antarësinë e gjerë të kësaj nëndege.

  1. Arban Abrashi në fjalën e tij elitare foli për Lidhjen Demokratike të Kosovës, për Programin dhe Rrugën Rugoviane të saj për forcimin dhe stabilizimin e shtetit të ri të Kosovës, për ngritjen ekonomike të vendit, me qëllim për të penguar largimin e gjeneratës së re nga Kosova, etj. 

Gjithashtu, e vuri theksin dhe tek puna për ruajtjen dhe forcimin e aleancës e miqësisë së mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendet mike të Unionit Europian, si Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e shtete të tjera euro-atlantike, pasi këtë, tha ai, e kemi amanet nga Kryetari ynë historik, dr. Ibrahim Rugova. 

Në fjalën e tij, Arban Abrashi, sekretari organizativ i LDK-së, i kushtoi një rëndësi të veçantë Mërgatës Shqiptare, Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Mërgatë, të cilat e kanë mbajt gjallë Kosovën dardane. Organet e saj-Degët e Nëndegët e LDK-së, veprimtarët atdhetarë, ishin pjesë aktive me financime e pjesmarrje edhe në Luftën për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, si dhe investuan në rindërtimin e rregullimin e shtëpive të djegura nga pushtuesit barbarë serbë. Familje shqiptare në Kosovë gjetën strehim dhe ndihmën e duhur sociale për jetesë nga Mërgata Shqiptare.

Kjo vizitë e fjala e z. Arban Abrashi, një ndër liderët e LDK-së, i dha një kurajo të re Kryesisë, antarsisë dhe çdo simpatizanti të Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Nord Rhein Westfalen në RF të Gjermanisë, i dha mbështetje të fortë në emër të Kryesisë Qendrore të LDK-së për t’i mbajt lart tri shkronjat e arta “L.D.K.”, trashëgiminë e vazhdimësinë e saj Rugoviane për Kosovën, për Kombin Shqiptar dhe për Mërgatën Shqiptare.

  1. Arban Abrashi, është një veprimtar i shquar, dhe rrjedh nga një familje patriotike e intelektuale e njohur për kontributet e atributet e saj, është një nga figurat emblematike të LDK-së, i zgjedhur prej kohësh anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së, kandidat rival i fortë e kryesor për kryetar komune Prishtinë në Zgjedhjet Lokale (2017), sekretar organizativ i LDK-së prej gushtit 2019; një ndër deputetët më të votuar në Zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, ndaj duhet të ketë vendin meritor në udhëheqësi në strukturat shtetërore të pritshme të Kosovës, si një lider që e mbron e forcon Rugovizmin, trashëgiminë e vazhdimësinë e LDK-së, që i duhet pavarësisë e shtetësisë dhe zhvillimeve të reja gjeostrategjike, politike, ekonomike të Kosovës.  

__________

Teksti i fotove: 

1.- Hilmi Gashi

2.- Hilmi Gashi dhe Arban Abrashi.

3.- Në Nëndegën e LDK-së për NRW (Nord Rhein Westfalen) të Gjermanisë. 

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota