Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili ishte parashikuar të mbahej më 7 maj në Zagreb, është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Presidenca e BE-së, që aktualisht udhëhiqet nga Kroacia, tha të mërkurën se data e re dhe mënyra e mbajtjes së samitit do të dakordohen më vonë, varësisht situatës.
“Në marrëveshje me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, do të bëhen përpjekje për të gjetur një termin të ri në qershor, nëse këtë e lejon situata me COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]”, thuhet në njoftim.



