E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ambasadori i Japonisë dhe Avni Ponari mbjellin pemë për kryeqytetin

Pas krijimit të shtegut të qershive në liqenin artificial të Tiranës, ku u mbollën 200 pemë qershie, Ambasadori i Japonisë në Tiranë, SH.T.Z. TAKADA Mitsuyuki, në bashkëpunim me Z. Avni Ponari, Konsull Nderi i Japonisë në Shqipëri që prej vitit 2009, i dhuruan sot qytetit të Tiranës edhe një numër tjetër të konsiderueshëm pemësh qershie.

Pemët u mbollën në Parkun Rinia Tiranë, i rikonstruktuar së fundmi.

Më herët, Ish–Ambasadori i Japonisë Makoto Itto së bashku me Avni Ponari morën pjesë në mbjelljen e pemëve të qershisë nga qeveria Japoneze në kodrat e liqenit të Tiranës, për t’ju bashkangjitur kështu projektit të gjelbërimit të kryeqytetit.

Qeveria Japoneze ka dhënë kontribute të herëpashershme në Shqipëri, si në fushën e shëndetësisë, mbrojtjes së mjedisit, parandalimit të fatkeqësive, projekte mbi shkëmbimet kulturore ndërmjet dy vendeve tona, si dhe investimet ekonomike në tërësi si dhe investimet në përmirësimin e kushteve në shkolla në veçanti, në të gjithë Shqipërinë, që nga Bajram Curri, Valbona në Veri e deri në Gjirokastër, Sarandë e Konispol në Jug.

Avni Ponari, në cilësinë e Konsullit të Nderit të Japonisë në Shqipëri prej 12 vitesh, ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimeve ndërmjet dy vendeve dhe në tërheqjen e investimeve japoneze në Shqipëri.

Perandori i Japonisë, e dekoroi z. Ponari në vitin 2020 me medaljen e “ Urdhërit të Diellit që Ngrihet, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës” (The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon), i pari titull i këtij lloji i akorduar një personaliteti në Shqipëri.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota