SERBI-Akademiku serb, Dushan Teodoroviç ka tronditur politikën këtë të shtunë pas një deklarate të fortë ku u shpreh se Serbisë i kushton çdo vit, çdo muaj, çdo ditë dhe çdo minutë që kur Aleksandër Vuçiç është në pushtet. Gjatë një interviste për Danas, Teodoroviç tha Vuçiç e di se Kosovën e kanë humbur në vitin 1999. Teodoroviç thotë se pasojat e vendimeve të njëanshme të Vuçiç janë kudo.
Dushan Teodoroviç: Qoftë për tensionet e vazhdueshme në Kosovë, Beogradi i çuditshëm mbi ujë, ndërtimi i stadiumit kombëtar të futbollit apo emërimi i hajdutëve intelektualë Sinisha Mali, Aleksandar Shapiç apo Jorgovanka Tabakoviç në postet më përgjegjëse në vend. Edhe gjendja aktuale në Kosovë, pa dyshim, është rezultat i vendimeve të njëanshme të një njeriu narcisoid dhe arrogant, i cili për arsye të panjohura për mua i ka caktuar vetes një rol mesian.
Ndër të tjera akademiku serb tha se është e trishtueshme që më shumë njerëz nuk ngrihen në këmbë dhe të paktën ta kundërshtojnë publikisht.



