E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ahmeti me Met Pallmer nga Stejt Department: Rruga jonë EuroAtlantike është njëdrejtimëshe

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth progresit të arritur në vend drejt integrimit të plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe për punët që presin përfundim të suksesshēm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim  z. Ali Ahmeti është takuar sot në Shkup me mysafirin e lartë nga Vashingtoni, z. Met Pallmer, ud zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit Amerikan.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth progresit të arritur në vend drejt integrimit të plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe për punët që presin përfundim të suksesshēm.

Z. Ahmeti elaboroi rreth gatishmërisë së Bashkimit Demokratik për Integrim për përmbylljen e sukseshme të synimeve të qytetarëve për ta ndërtuar Maqedoninë EuroAtlantike.

Lideri i BDIsë gjithashtu ftoi edhe opozitën që të kyçet në përpjekjet e përbashkëta për ta integruar vendin në NATO dhe në BE.

Z. Ahmeti faleminderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqimishme për Maqedoninë EuroAtlantike dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike me sundim të plotë të rendit dhe ligjit si dhe me luftë ndaj korrupcionit dhe krimit të organizuar. (BDI)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota