E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Agim Mehmeti ish- Zv/Ministër i parë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, nderohet (pas vdekjes) me Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi” – Nga Ramiz LUSHAJ

Agim Mehmeti (1955-2015) Zv/ministri i parë i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, i dekoruar (pas vdekjes) nga “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”/ “Gazeta e Alpeve”, me Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi”.

1.

“Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”, (i dyti, pas atij të 1 Gushtit 2019), kësaj here, u mbajt në shtëpinë e kulturës në Vuthaj, më 1 gusht 2021, i organizuar nga “Gazeta e Alpeve”–në bashkëpunim/bashkrendim me disa komuna/bashki e shoqata në Mali i Zi, Shqipëri e Kosovë.

Të pranishmëve nga Rajoni Ballkanik Shqiptar e Mërgata Shqiptare në Europë e Amerikë, iu uroi mirëseardhjen me njëFjalë Hapje/Përshendetje zoti Nikollë Camaj- drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi, veprimtar rajonal atdhetar, politik, kulturor e shoqëror, zyrtar i lartë i komunës së Tuzit (Malësi).

Nderonin me praninë e tyre lartnore në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”; tre këshilltarë të Presidentit të Republikës sëShqipërisë: ambasador Genc Muçaj, (për Marrëdhëniet Ndërkombëtare) (njiherit dhe Drejtor i Parë Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë); ambasador Flamur Gashi (për Çështjet e Rajonit), Tedi Blushi (për Mediat dhe Zëdhenës i Presidentit); Faik Nika–Kryetar (funksionar) i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi; Isuf Çelaj-deputet i Kuvendit të ri të Shqipërisë; ambasadori Mal Berisha–ish-ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar e Irlandë;personalitete të njohura të botës akademike, të biznesit,humanizmit, kulturës, si: dr. Ahmet Ulaj nga Tirana, humanist, një ndër themeluesit e aksionerët e kompanisë elitare “Gener 2” në Shqipëri; Ramiz Tafilaj- botues, humanist, biznesmen kryesisht në industrinë e naftës e të gazit në Teksas të Amerikës, i nderuar me Çmim dhe nga Presidenti Amerikan Donald Tramp; Skënder Thaçi në Kosovë, humanist, veprimtar, biznesmen i turizmit shqiptar, i dekoruar me Urdhrin “NënëTereza” nga Presidenti i Shqipërisë, “Qytetar Nderi” i Pukës; Bruno Selimaj–nga Nju Jorku i Amerikës, biznesmen filantropist, lobist e kontributor i shquar atdhetar, kryesisht për Çështjen e Kosovës; Ali Daci-nga Rozhaja, kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” në Malin e Zi e Sanxhak (mbajtësi i Fjalës sëMbylljes të Takimit); këngtari kombëtar Arif Vladi-“Mjeshtër i Madh”; Çel Shaban Çelaj i Vuthajve, biznesmen humanist në Nju Jork të Amerikës, veprimtar atdhetar e kulturor, kontributor dhe për vendlindjen e tij; Admir Mulaj–nga Tirana, themelues i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës; doktorant e ing.-gjeodet,Rexhep Nikçi i Rugovës-nga Gjermania; Ismet Azizi-kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” dhe të tjerë të ftuar nderi.

E para kumtesë e Takimit ishte: “Familja e Jakup Ferrit- lartësi e pasuri emblematike kombëtare shqiptare”– referuar nga Esad Gjonbalaj-ish kryetar i Fondacionit Plavë-Guci nëAmerikë, themelues e drejtues i portalit “Plava e Gucia Sot”, veprimtar atdhetar, kulturor e humanitar. Këngtari kombëtar Arif Vladi– “Mjeshtër i Madh”, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” e përshendeti Takimin me këngën e mirënjohur “Jakup Ferri me bajrak”.

E dyta kumtesë e Takimit ishte: “Rruga Deçan-Plavë, rrugëe zhvillimit e integrimit rajonal Kosovë-Mali i Zi”– referuar nga Adem Lushaj– kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan, studiues e publiçist i njohur, autor me disa libra në shqip e anglisht.

Në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” u promovua dhe vepra monografike “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dheMalit të Zi” , një nga librat ma të mirë të kohëve të fundit. Rreth këtij libri me interes, me plot rrëfime jetësore e ngjarje që ishërbejnë edhe historisë kombëtare, kumtoi autorja e veprës, studiuesja e njohur, Leonora Laçi nga Qarku i Shkodrës. E veçanta ishte se kumtimi i saj u shoqërua edhe paraqitje me tekst e figura, me Power-Point, me anë të vidioprojektoribashkëkohor. Humanisti, veprimtari e biznesmeni i shquar, Skënder Thaçi, shprehu vlerësime e mirënjohje për autoren e librit, për Plavë-Gucinë dhe Pukën e tij, si dhe pas Takimit ndau libra me autograf për të pranishmit e atyshëm.

Lahutari e kangtari kombëtar Jonuz Delaj- një ndër kangtarët e Eposit të Kreshnikëve e një ndër homerët e fundit tëEuropës së shek. XXI, këndoi kangën e re me tekstin e tij: “Cuce Avdylja e Geghysenit dhe e Kelmendit.

Ambasadori Mal Berisha, studiues, historian, përkthyes, analist, në kumtimin e tij ekskluziv, të shoqëruar me foto-fakte në  Power-Point, të siguruara dhe nga muze të Londres, foli për vizitën e britanikes Miss Edit Durham– mike e madhe e Shqiptarëve, në vitin 1913, në fshatin e madh Vuthaj dhe nëqytetin alpin të Gucisë e disa personazhe të asaj kohe, si dhe përcolli kujtime e vlerësime për familjet vuthjane në Shqipëri, veçmas për ato Ahmetaj e Ulaj në Mamuras, që kanë nxjerrë personalitete të penës, penelit, biznesit, humanizmit.

Nga “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”, i 1 Gushtit 2021,  u dhuruan edhe 53 libra për bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj.

Në “Takim i i Plavë-Gucisë, 2021”, themeluesi, botuesi e kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve” në Tiranë, shpalli disa mirënjohje, ndër to, dhe ‡Çmimi i Lartë “Ahmet Krasniqi” për veprimtarin atdhetar, ushtarak, politik, shoqëror, Agim Mehmeti, ish Zv/ministri i parë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës.

2.

Nga “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” dhe “Gazeta e Alpeve”, gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak e Lugina e Preshevës-Maqedoni e Veriut), u ndanë disa çmime e mirënjohje, të cilat i shpalli publikisht gazetari e studiuesi Ramiz Lushaj nga Shqipëria (Tiranë)– themeluesi, botuesi e kryeredaktori i kësaj gazete.

Në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” u nderua me Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi” ish Zv/ministri i parë i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Agim Mehmeti nga Gjakova (pas vdekjes, 10 mars 1955-3 gusht 2015), ish-i përndjekur politik nga regjimi i Jugosllavisë së Titos e Millosheviçit; një nga luftëtarët e prijtarët strategë e trima të vendosur të Luftës sëKosovës, një nga udhëheqësit popullor e progresistë të Kohës së Paqes, një njeri i veçantë e me kontribut të veçantë për vendin e tij.

Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi”, drejtori i “Gazeta e Alpeve për Gjermani, z. Hilmi Gashi, një nga veteranët e Luftës së Kosovës, një nga ish kuadrot e FARK-ut (M.M.) të Republikës së Kosovës, veprimtar i njohur atdhetar, politik, kulturor e shoqëror, ia dorëzoi në sallë, në mënyrë ceremoniale, kolonel Ahmet Alishanit– ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut gjatë Luftës së Kosovës, një ndër bashkëluftëtarët e tij.

Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi”, drejtori i “Gazeta e Alpeve për Gjermani, z. Hilmi Gashi, një nga veteranët e Luftës së Kosovës, një nga ish kuadrot e FARK-ut (M.M.) të Republikës së Kosovës, veprimtar i njohur atdhetar, politik, kulturor e shoqëror, ia dorëzoi në sallë, në mënyrë ceremoniale, kolonel Ahmet Alishanit- ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut gjatë Luftës së Kosovës, një ndër bashkëluftëtarët e tij.

Z. Hilmi Gashi pershendet në foltore “Takimin e Plavë-Gucisë, 2021” dhe iu shpreh mirënjohje për vlerësimin e  personalitetit të shquar Agim Mehmeti, me Cmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi”.

3.

Kolonel Ahmet Alishani- ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut të Kosovës, dhe ish-ushtaraku i Ministrisë sëMbrojtjes, Hilmi Gashi, ngaqë familjarët e të ndjerit e tëpaharruarit Agim Mehmeti–veprimtarit të shquar atdhetar, ushtarak, politik e shoqëror, nuk munden të ishin të pranishëm atë ditë në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” në Vuthaj, këta të dy miqë të mirë, kolegë të afërt e bashkëluftëtarë e  bashkëudhëtarëtë tij në luftë e në paqe, e kishin sipërmarrë mision të tyre shpirtëror që këtë dekoratë, këtë Mirënjohje, këtë Çmim tëLartë, ta dorëzonin sa ma shpejt e në mënyrë ceremoniale tek familja e vëllezërit e tij.

Në këto ditë gushti 2021, këta dy nga personalitetet e Luftës së Kosovës, kolonel Ahmet Alishani dhe ish-ushtaraku Hilmi Gashi, ia dorëzuan në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi”, vllaut të Agim Mehmetit, Bajram Mehmetit, të sapoardhun nga Zvicra për përvjetorin e pestë të vdekjes së vllaut të tyre.

Kolonel Ahmet Alishani dhe drejtori i “Gazeta e Alpeve” për Gjermani, Hilmi Gashi, duke i dorëzuar në Prishtinë ‡Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi”  vllauttë Agim Mehmetit, veprimtarit të njohur Bajram Mehmeti i Gjakovës e Kosovës, i Zvicrës.

Bajram Mehmeti është njëri ndër ushtarakët e lartë tëFARK-ut e i Luftës së Kosovës prej fillimeve të saj, veprimtar atdhetar, kulturor e shoqëror, autor i romanit autobiografik (e me dokumenta bashkangjitun tij) me titull : «Loja e ndyrë e shërbimit sekret» (Rrëfime të një ish të burgosuri). ShB «Faik Konica». Prishtinë, 2017. Njiherit është dhe një nga miqtë e mirë në luftë e në paqe i kolonel Ahmet Alishanit dhe i Hilmi Gashit nga Drenasi i Kosovës.

Të tre, ish zv/ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Agim Mehmeti (1955-2015), kolonel Ahmet Alishani- shef i Shtabit tëPërgjithshëm të FARK-ut dhe Hilmi Gashi– një ndër kuadrot e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, ishin miq të mirë, bashkëpunëtorë të afërt, bashkëluftëtarë të vendosur të ish Ministrit të Mbrojtjes e Komandantit të Përgjithshëm të FARK-ut, kolonel Ahmet Krasniqi– “Hero i Kosovës” (1948-1998).

Çmimi i Lartë “Ahmet Krasniqi”  akorduarZv/ministrit të parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Agim Mehmetit (pas vdekjes), veprimtar atdhetar, ushtarak, politik, kulturor, shoqëror i luftës e paqes në Kosovën dardane.

E përbashkta dhe e veçanta për të tre këta veprimtarë tëluftës e paqes në Kosovën dardane është fakti se te tre janë tënderuar me Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi”, si Hilmi Gashi (2019), Ahmet Alishani (2020) dhe Agim Mehmeti (pas vdekjes) më 2021.

Shkrue, Gusht, 2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota