E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

A do të jenë Ali DACI apo Bujar HASANGJEKAJ deputetët e Parlamentit të ri në Malin e ZI? – Nga Lek LULGURI

Jam duke i percjellur me vemendje ftesat dhe perpjektet e shumta qe behen nga individet ,organizatat dhe shoqatat e ndryshme per unifikimin e bashkimin e subjekteve politike shqiptare per zgjedhjet parlamentare ne MZ,kerrkesave te cilave ju bashkangjitem fuqishem edhe une duke shkuar prej asaj thenje “bashkimi ben fuqin”,sidomos sot kur korpusi shqiptar eshte duke u zvogeluar dukshem.

Ne zgjedhjet e fundit shqiptaret fituan vetem nje deputet,i cili sot eshte nenkryetar i Kuvendit republikan,edhe keta simbas marrveshjese te koalicionit me partin me te madhe DPS.Mendoj se Genc Nimanbegu me qendrimet e tij na ka gezuar shume here,njesoj si ministri per pakica Meto Zenka,dhe me vjen shume keq qe sot keta politikan jane ndar ne dy “taborre”,te cilet nuk e gjeten nje rruge per te shkuar bashk me te tjeret drejte nje fitore te sigurt me te cilen na kishin gezuar e ber krenar njesoj si na beri “Forumi Shqiptar” ne zgjedhjet komunale te Tuzit . UDSH e Partia Demokratike sigurisht e kan “Lidh Kalin” dikun tjeter kur u bene bashk pa pyetur e ftuar subjektet tjera politike,e sidomos ato qe e kan elektoratin me te gjer se keta.Sidoqofte duhet ber perpjekje dhe leshime maksimale per te dalur sa me te bashkuar e sa me te pregaditur per te fituar 2-3 deputet,neqofte se jo,atehere e pachin vehten dhe popullin ne qafe.

Kesaj here mbartesi i listes simbas mendimit tim duhet te jete nga trojet e Plave&Gucise dhe Rozhajes,megjithese nuk e kan numrin e votuasve per nje deputet,por mos harroni se keta mbi 30 vjet i kan mbeshtur,votuar e perkrahur pa rezerve kandidatet e partive shqiptare.

Aktivisti,veprimtari dhe atedhetari i devotshem Ali Daci e ka merituar te jet deputet mbas 30 vitesh te aktiviteteve kombetare.epse jo edhe nje intelektual i ri e i pregaditur Bujar Hasangjekaj ose dikush tjeter nga keto treva.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota