Për të pandehurin e parë në rastin e djegies së flamurit bullgar që ndodhi gjatë Karnavalit të Vevçanit, Prokuroria publike kërkoi që gjykata t’i shqiptojë dënim prej 7 mijë eurove. Për dy të pandehurit e tjerë kërkohen gjoba me nga 5 mijë euro, deklaroi Prokuroria Publike. Ata janë dënuar për veprën penale – “Shkelje e reputacionit të një shteti të huaj” sipas nenit 181 të Kodit Penal. Njëri prej tyre dogji flamurin, ndërsa dy të tjerët e ngritën atë dhe e valonin ndërsa po digjej. Ndryshe, Karnavali i Vevçanit këtë vit u mbajt me nismë të qytetarëve përkundër ndalimit të tubimeve për shkak të pandemisë, ndërsa kishte edhe ndërhyrje të policisë.
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



