Sot në qytetin e bukur, historik e multietnik të Prizrenit në ambientin e mrekullueshëm të Restaurant & Pizzerisë “KOHA” në Shatërvan, u mbajt spektakli i bukurisë dhe talenteve për fëmijë dhe të rinj “Miss & Mister Multietnik Kosova 2018” për herë të parë në trojet shqiptare.
Në këtë spektakël numri i aplikuesve ishte tepër i madh, ku morën pjesë vetëm të përgjedhurit nga agjensia Kssid Models. Finalistët e spektaklit ishin nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Të ftuar special ishin fituesit e garave botërore në shtete të ndryshme, ku kanë përfaqësuar denjësisht shtetet e tyre përkatëse. Menora Morina – Little Miss World 2016, Tringa Jakupi – Little Queen World 2016, Jon Shala – Little Mister Kosovo 2015, Alejna Svarca – Little Queen World 2015, Hyzer Ramadani – Mister Balkans 2018, pjesë e jurisë profesionale ishin: Prof. Naxhi Kucani, Znj. Gjyzele Shaljani- Këshilltare në Ministrinë e arsimit, Sose Bajraktari, Albani Kuksi – Dizajnere e modes, Rexhap Avdo – Menaxher i projektit, Gjylgjan Kallo – Mister Talent 2016, Edona Qose – Producente.
Gjatë spektaklit janë realizuar katër sfilata mode, ku pëveç sfilatave finalistët kanë shpalosur dhe talentin e tyre ne Talent Show. Në kë spektakël u ndanë shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, fituesit kryesor të këtij spektakli fituan këto çmime:



