E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zgjohu, dardan! – Nga Neki LULAJ

Zgjohu dardan

Hidhi supet e kaltra

Midis krahëve të diellit

Se po rrudhet Dardania!

Dil nga zemra e lëkura gurit

Të Velanisë

Se hienat

Po e brejnë e pickojnë  testamentin.

Ktheje rugovizmin si e le

Tregoju mëkatarëve

Se dashuria e brezave

Është ta ndërtojmë Lirinë!

Zgjohu, dardan i zgjuar

Me shallin rreth qafe!

Për simbolin shekullor të robërisë

Lësho kushtrimin

Me fjalën prush mblidhi

Kokat e kombit

Largo mendjet e kalbura

Akejt që janë kacavjerrë trungut

Qortoji të gjithë

Mashtruesit e dakadave ushunjëzat

Që gojën e patën plot rugovizëm

E këmishat stalinizëm!

Zgjohu se krushqit e rremë

Me gishta halash

Bërrylave të stuhive

Po ja vrasin ëndrrat e rinisë

Zgjohu!

M@rs 2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra