Nga Ilir KADIA – Tiranë
Ka hyrë dikush në wc dhe i ka shërbyer vetes me një shurrë! Kur ka dalë prej andej ka marrë kuponin.
Pagoi 40 lekë të reja, megjithë tvsh, dhe doli nga lokali i lehtësuardhe i gëzuar.
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Nga Ilir KADIA – Tiranë
Ka hyrë dikush në wc dhe i ka shërbyer vetes me një shurrë! Kur ka dalë prej andej ka marrë kuponin.
Pagoi 40 lekë të reja, megjithë tvsh, dhe doli nga lokali i lehtësuardhe i gëzuar.
E kish ndihmuar qeverinë! Kish derdhur në buxhet tvsh-në e shurrës!
Në fakt edhe për një arësye tjetër! Kish arritur të bëjë evazion fiskal! Po!
Se kur e kish shkundur, që pika e fundit, sipas ligjit të katërt të Njutonit, të mos i binte në brekë, kish lëshuar një pordhë të cilën nuk e pat deklaruar!
Kur erdhi e më tregoi miqësisht kuponin tatimor i thashë historinë e Xhevat Abdallit. Atij furrtarit të vjetër nga Gjirokastra që këndonte saherë shkonte Enver Hoxha atje krah tij. Xhevati kur ish në Prishtinë njëherë me këngë në buzë kish hyrë në një wc gjithë siklet. Administratori i saj i kish thënë se e dhjera është me para, kushton! Kupton?! Xhevati kish nxjerr një qese dhe i kish thënë zbatuesit të teorisë së Kardelit për Vetadministrimin jugosllav se ai do dhiste në qese e do ja lidhte grykën për ta shprazur në Gjirokastër e para për të dhjerë nuk do paguante kurrrë në jetë! Dhe kur erdhi në Tiranë ja treģoi qëndrimin heroik Enver Hoxhës që dha urdhër të bëhet një film për Xhevatin dhe qesen që mbrriti në Atdhe plot e përplot! Kuptove?!
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026


