E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Zemra që rreh”, zbulohet diamanti i rrallë

Një diamant brenda diamantit është zbuluar nga një kompani në Surat të Indisë, një nga më të rrallët në historinë e këtyre gurëve.
V D Global e quajti gurin 0.329 karatësh “Zemra që rreh” dhe tha se ai përbëhet nga një diamant më i madh që mban brenda tij një diamant më të vogël, i cili lëviz lirisht.

Sipas mediave indiane, guri në fakt është zbuluar tetorin e kaluar nga prodhuesi i diamanteve që operon nga Surati në Mumbai.

Ai i është bashkuar tashmë një grupi të vogël diamantësh natyralë të ngjashëm, si p.sh. diamanti Matrioshka i zbuluar në Siberi. Autenticiteti i gurit u konfirmua përmes analizave, duke përdorur mikroskopë optikë.

“Unë nuk kam parë kurrë diçka të ngjashme me Zemrën që rreh, gjatë 30 viteve të mia në sektorin e diamanteve”, thotë Samanta Sibley, nga grupi De Beers.

Në 2019, një tjetër diamant brenda diamantit u zbulua në Siberi. Guri 800 milionë vjeçar thuhej se është i paçmueshëm dhe i vetmi i këtij lloji në botë.

I ashtuquajturi diamanti Matrioshka, i ngjason kukullave tradicionale ruse që futen brenda njëra-tjetrës./A2CNN

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra