E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

ZEK NOKSHIQI, VJEN NGA TEKSASI I BUSHËVE, MISIONAR – EDHE NË SHQIPËRI, KOSOVË E MALIN E ZI

Veprimtari i shquar Zek Nokshiqi, Nënkryetar i Komunitetit Shqiptar në Teksas të Amerikës, Drejtor i “Gazeta e Alpeve” në shtetin e Teksasit në Amerikë, nismëtari e sipërmarrësi i Aksionit Kombëtar për Ndërtimin e Varrezave të Nokshiqit të Historisë sonë Kombëtare Shqiptare (perndryshe, Lufta e Nokshiqit Dhjetor 1879-Janar 1880, ishte “Parathënia e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorën e 1912-tës), humanisti i qindra rasteve për vlerat kombëtare shqiptare si dhe për spitale, shkolla, etj. si në Amerikë, Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, etj., po qëndron këto ditë (kryesisht) në Rugovën historike, turistike e kulturore me pushime, së bashku me Familjen e Tij të nderuar, me njerëz të afërt të tij, me miq të mirë, me bashkëvendas të tij.

Personaliteti i mirënjohur shqiptaro-amerikan, Zek Nokshiqi, i sapo ardhun nga Teksasi i Bushëve të Amerikës, në këto ditë korriku 2021, së bashku me Zonjen e Tij, Nafije Prozllomi-Nokshiqi dhe me njerëz të tij të gjakut, jetës, idealit e humanizmit, kreu disa vizita tek të afërmit e tij, në vende historike, turistike e kulturore, në evente familjare e shoqërore, etj. si në Shqipëri, Kosovë e Malin e Zi.  Po i veçojmë disa prej tyre:

Me 12 të korrikut 2021. humanisti e veprimtari Zek Nokshiqi, së bashku me Zonjen e Tij të Nderuar, Nafije Prozllomi Nokshiqi, u nis nga Dallas Fort Worth International Airport në Teksas të Amerikës, drejt Shqipërisë.

Me 16 të korrikut 2021 ishte në Qafë të Rexhaje të Shkrelit në Rugovë, me makinën e tij “Hummer” amerikan (“General Motors”-Detroit, Michigan) me targa-mbishkrimore “NOKSHIQ” -Teksas, ku, me të mbrrit aty, i ndoqi punimet e deritanishme të ndërtimit të shtëpisë së re, që është drejt përfundimit kësokohe dhe i urojmë: “Ta gëzojë për vete dhe me dy djemtë e tij të mirë, me Nexhmedinin e Fatjonin, me nipër e me mbesa në brezni!”

Me 17 të korrikut 2021 ishte në Hotel Magra Austria, në Bogë të Rugovës (komuna e Pejës, një nga hotelet ma të mira të tokës e turizmit alpin shqiptar, në lartësi alpine 1450 m lartësi mbidetare, me arkitekturë, mobilime e shërbime të traditës shqiptare e austriake, të një niveli të lartë bashkëkohor, një biznes familjar i humanistit e veprimtarit të mirënjohr Skënder Thaçi i Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi.e Austrisë.

Në ditë të tjera (kryesisht), misionari atdhetar kombëtar, shqiptaro-ameriakni humanist, Zek Nokshiqi, po i  kalon pushimet edhe në “Kulla e Rugovasit” në Stankaj të Rugovës, në një vend me pamje turistike, gjeostrategjike, ku sheh bukuri pëertej bukurive, lartësi përtej lartësive, ku valviten Flamuri Kombëtar Shqiptar, i Amerikës, i Kosovës, i Firmës së bar-restorant hotelit, një nga ma të mirët në Alpet Shqiptare, ku gjen edhe mazë të zieme, edhe buke e lang me turshi e djathë bjeshke, edhe mish, fli, boronocia…Aty gjen Rugovë, Malësi, Alpe Shqiptare.

Me 23 korrik 2021, në Qafë të Rexhaje, Zek Nokshiqit, ku po e kulmon shtëpinë e re moderne alpine, i bani një vizitë mixha (axha) i tij Shaban Bali Nokshiqi i Plavë-Gucisë, Tropojës e Teksasit, poet e memorialist me disa libra, që në “Takimi i Gjakovës, 2021” (24 qershor 2021) u dekorua me Çmimin “Pena Alpine”. Shaban Bali Nokshiqi, kishte shkue së bashku me djemë e vajzat e tij, me nipër e mbesa të tij, i cili -ndonëse 95 vjeçar- ndihet mjaft energjik, ende iu ngjitet lartësive alpine e krijimtarisë poetike, të cilat e mbajnë gjallë, të fortë, lis shekullor. E paçim me jetë të gjatë e shëndet të plotë! Pastaj, të gjithë së bashku, këta Nokshiqas (Mekulas) brezanik të Historisë Kombëtare Shqiptare, banë një vizitë edhe tek Memoriali i Rexhajve për “Luftën e Nokshiqit”.

Misionari atdhetar kombëtar, Zek Nokshiqi, së bashku me Zonjën e Tij dhe disa njerëz të gjakut e të pragut të tij, do të nderojnë me praninë tyre të mirëseardhun në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”, (ora 10.00, tek shtëpia e kulturës në Vuthaj) sikurse ishin dhe në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2019”, tek bar-restorant “Krojet” në Vuthaj, tek “Burimet-Krojet e Vuthajve”. Në “Takimin e para dy viteve, I Nderuemi Zek Nokshiqi, u Nderua me Çmimin e Madh “Dardania”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra