E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zbulohet fytyra, si dukej në të vërtetë Babagjyshi i Vitit të Ri

Pedagogia Caroline Wilkinson nga universiteti i Liverpool-it ka ilustruar portretin “më realist” të Babagjyshit të Vitit të Ri.

Ky është portreti që i përafrohet më së miri portretit të vërtetë të Babagjyshit.

Bëhet fjalë për Shën Nikollën, një peshkop që ka jetuar në shekullin e katërt dhe që i pëlqente të shpërndante dhurata fshehurazi. Imazhi i tij është krijuar duke përdorur një sistem rindërtimi të fytyrës dhe teknologji 3D nga Face Lab i Universitetit John Moores të Liverpool.

Caroline Wilkinson ka thënë se ajo është bazuar në “të gjithë materialin historik të disponueshëm”.

Shenjtori, i cili vdiq në vitin 343, ishte peshkopi grek i Myra. Qyteti, i njohur tani si Demre, shtrihet në bregdetin jugor të Turqisë. Thuhej se ai kishte lënë dhurata sekrete, të tilla si vendosja e monedhave në këpucë që i kishin lënë jashtë, duke e bërë atë model për Babain e Krishtlindjeve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra