E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

YouTube fillon të bllokojë kanalet e mediave shtetërore ruse në mbarë botën

YouTube tha se po bllokon kanalet e lidhura me mediat e mbështetura nga Rusia në mbarë botën.

Platforma e shpërndarjes së videove filloi të bllokojë kanalet e RT dhe Sputnik në YouTube në gjithë Evropën javën e kaluar.

“Tani po heqim përmbajtjen në lidhje me invazionin rus në Ukrainë që shkel këtë politikë”, thuhet në Twitter.

“Udhëzimet e komunitetit ndalojnë përmbajtjen që mohon, minimizon ose banalizon ngjarjet e dhunshme të dokumentuara mirë”, theksohet më tej.

Politika e përditësuar do të hyjë në fuqi menjëherë, por sistemeve të YouTube do t’u duhet kohë për të bllokuar plotësisht kanalet.

YouTube ka hequr gjithashtu më shumë se 1.000 kanale dhe mbi 15.000 video për shkelje të politikave të ndryshme, si ato për gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe përmbajtjen grafike në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Përveç kësaj, kohët e fundit ne i ndaluam të gjitha reklamat në YouTube në Rusi. Tani e kemi shtrirë këtë në të gjitha mënyrat e monetizimit në platformën tonë në Rusi”, tha platforma.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra