Malësia shqiptare e Hotit, Grudës Plavës dhe Gucisë nder shekuj dhe vite ka qenë pjesë e pandashme e vlerave universale shqiptare nga kjo pjese qe tani nuk e kemi brenda ne kufijtë e sotme të shteteve Shqiptare historisë se lavdishme shqiptare kuptim të plotë I japim veten nëse përfshijmë edhe heronjtë dhe heroinat që na vijnë nga këto treva fisnikë dhe autoktone shqiptare lidhur me rendësin e kësaj treve te dashur lexues po trajtojmë jetën dhe veprën e një femre simbol të Historisë Shqiptare qe me se miri e përshkruan emri Burrënesh.
Mirëpo kjo femër ishte një nga të shumtat vajza të Malësisë te cilat jetën ja kushtuan një ideali te vetëm ai ideal ishte mbrojtja e atdheut e kombit te tilla ishin vajzat e hijshme e punëtore te Malësisë se Hotit, Grudës ,Plavës dhe Gucisë të dashur lexues unë personalisht më këto treva shqiptare nuk I quajë si malësi e Shkodrës sepse qeveria shqiptare e përdorë ketë term vetëm kur dëshirona te ngritë retorik ndërsa për te punuar për këto treva si një njësi e veçante kulturore ajo nuk e gjen vullnetin qe te marrë një hap pozitiv ne këtë drejtim për te folur për gruan malësorë shembull tipik kemi burrneshën dhe heroine shqiptare Tringë Smajl Martini Ivezaj lidhur më jetën e saje kemi shumë cka për të folur e për te thënë:
Kjo vajze e malësisë ishte e bija e një patrioti dhe veprimtarit të shquar shqiptar Smajl Martini Ivezaj, bajraktari i Grudës së njohur, është një ndër shqiptarët më patriot, për të cilin deri më sot fare pak është bërë për nderimin e tij në rangun kombëtar. A e meritonte Smajl Martini një nderim të tillë. Për këtë le të pyetët historiografia shqiptare, le të shfletohen arshivat dhe bibliotekat, edhe pse për personalitete të tilla ka pas shumë rezerva për t’ua vënë në dukje trimëritë dhe aktivitetin e tyre. Megjithëse ne do flasim për bijën e tij Tringen ajo qe mbas vdekjes se te atit i dha fund ë jetës se saj vashërorë dhe u drejtua idealit te vetëm te shqiptareve ne atë kohë kundërvënia ndaj pushtetit osman pas vrasjes se babait te saj patriot i cili morri pjesë në nënshkrimin e peticionit të udhëheqësve shqiptar te asaj kohë ku kërkonin pavarësinë e plotë te këtyre territoreve nga zgjedha turke dhe ku kërkonin që Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit te shpalleshin te zhvlerësuara nga fuqitë e mëdha kjo letër i ra në dora edhe ambasadorit francez dhe atij rus ne perandorin osmane babi i Tringes u arrestua dhe nuk u pa më kurrë ashtu dhe vëllezërit e saje ranë dëshmore ne një prej kryengritjeve popullore te malësisë kundër osmaneve e vetmuare tanimë Tringa nuk u dorëzua por vazhdoj drejt idealit te saje ajo mori një hap ne jete qe për gratë e asaj zone ishte edhe ndoshta i rëndomte ajo u shndërrua ne burrë dhe filloj aktivitetin e saje luftarak kundër turqve pushtues here here duke u shkaktuar disfatë forcave armike banorët e asaj ane mburreshin me arritjet e saj dhe e njihni se ishte bija e Smajl Martini por qe ajo qartaz kishte shprehur pretendimet e sajë para pak familjarëve te mbetur se ajo do mundohej te dërgonte ne vend amanetin e babait te sajë dhe se jeta e saj kishte kuptim tjetër Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u dallua në Betejën e Deçanit. Ajo mori pjesë në Memorandumin e Greçës, më 23 qershor, 1911. Aktiviteti i saj kryengritës vazhdoi edhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912).



