E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vështrim libri: Mal Haziri: “Brigje, erëra e valë,” poezi, botoi “Lena” Prishtinë, 2024

Nga TAHIR BEZHANI

REFLEKSION PËR LIRIKAT MEDTATIVE TË MAL HAZIRIT

Këto ditë doli nga botimi libri i parë me poezi,” Brigje, erëra e valë,” i poetit Mal Haziri nga Dushkaja e Gjakovës. Autori vjen nga një krahinë malore e cila i ka dhënë Kosovës disa autorë të respektuar në të gjitha gjinitë letrare.

Pamjet epike të Dushkajës, traditat e ruajtura me kujdes, fisnikëria, bujaria e atdhedashuria, kanë mbetur si trashëgimi epike ndër breza e posaçërisht tek krijuesit e kësaj ane, si Hasan Hasani, Skender Hoxha, e të tjerë poetë te mirënjohur.

Nga ky rreth vicioz nuk ka mundur të largohet as krijuesi Mal Haziri, i cili në veprën e vet te sapobotuar,” Brigje, erëra e valë” ka shkrirë talentin prej krijuesi me një elokuencë të rrallë, me një titull mjaft provokativ për jetën e secilit prej nesh.

Ndonëse autori i librit del për herë të parë me botim poetik të kompletuar, Mal Haziri si krijues, dashamirëve të fjalës së shkruar iu është i njohur prej kohësh. Ka botuar poezi e prozë në portale të ndryshme elektronike, gazeta e revista tjera të kohës. Është prezent  në jetën kulturo-letrare, jo vetëm në Gjakovë por edhe në vende tjera të atdheut tonë shqipfolës.Si një edukator brezash me përvojë, Mal Haziri, ka shkëlqyer kudo me punën dhe veprën e vet ndër vite, duke treguar gjithë aftësitë personale e profesionale, si në luftë dhe paslufte. E gjithë përvoja jetësore e ka kalitur denjësisht në mënyrë që përjetimet e një periudhe të gjatë jetësore, t’i bartë në art, në artin e të shkruarit dhe brezave t’ua lërë veprën madhore në lexim ,si koherencë  kohore…..

Mal Haziri ka shpërthyer fuqishëm në artin poetik, ku poezitë e tij të larmishme, kanë prekë të gjitha skutat e jetës njerëzore, duke lënë te secili lexues impresionin e figurës emblematike me veçori krijuese e njerëzore.

Cilatvlerakrijuese veçohennë librin “Brigje,erëra e valë”

Natyrshëm, autori duke bartur në vete kohë të gjatë gjithë përvojën jetësore dhe sakrificat e saj, ato sikurse janë fshehur në thellësinë e shpirtit e mendjes vite të tëra dhe në fund kanë pëlcitur furishëm nga ajo strofull vuajtjesh, por tani, rrugëtojnë ndërgjegjshëm shtigjeve të zemrës e mendjes plot elan shpirtëror.

Mal Haziri,autor i librit”Brigje,erëra e valë”

Poetikisht me mendësinë e shpirtit, poeti qëndron i skajuar në kujtesën historike ndër shekuj, me vuajtjet e sakrificat, traditën, qëndresën, luftërat, gjakderdhjet e shumta, varfërinë, rezistencën, por nuk harron assesi, dashurinë, si nocion etik njerëzor, si unitet i pazëvendësuar jetësor. Të gjitha këto elemente poetike, të futura me zhdërvjelltësi në embrionin e vargut poetik, e bëjnë poetin Mal Haziri të jetë një krijues në qendër të vëmendjes së lexuesit tonë bashkohor.

Siç e dimë historikisht, në periudha kalimtare të letërsisë sonë, ka ngjarë që një krijues, me një vepër të ngelet gjatë në kujtesën e krijuesve të spikatur. Mendoj se kjo rastësi do jetë edhe me autorin e librit simptomatik, “Brigje,erëra e valë”, Mal Haziri. Për këtë mendim kurdoherë ka dëshmuar cilësia krijuese e jo sasia e veprave poetike .

Që në fillim të librit, lexojmë poezinë “Porosia” e cila në vete mban elementin edukativ si porosi imanente brezash, për arsyen e ndryshimeve  që i nevojiten njerëzimit për ecje para, për evolucion në çdo formë të jetës. E si do e fillonte ndryshe një “amanet” nga një edukator brezash i cili gjithmonë ka spikaturme edukatë personale e shoqërore, kudo qe ka qenë prezent në shoqëri. Ja disa vargje:

” Të heqim /nga mendja/ mykun/ku ka zënë fill/lëmashku….Të lutem / për një botë re/ku dot’jetonim/së bashku…”

Ndërsa, në poezinë “Tjetërsim”, vërejmë një urrejtje të skajshme nga uzurpatorët e shpirtit e të mendjes ,të cilët në historinë tonë nuk munguan kurrë, si në këto vargje: ”Kur ma zhbënë emrin/u këputa së qari/ nga zemra- kristal…/Sa varfëri shpirti shihja/e qesëndi hileqarësh/dikush ndiqte e unë fshija/gjurmë qenesh e zagarësh…” Sa i fuqishëm na vjen emocioni si shfryrje ndaj padrejtësive të përjetuara nëpër kohë.Elemente të ngjashmelexojmë në disa poezi të këtij libri me vlera.

Si te çdo krijues i mirëfilltë, tek Mal Haziri nuk tejkalohet motivi i dashurisë për vendlindjen, e cila i la kujtime të përjetshme e që të ndjekin pas gjithë jetën, si hije, deri në varr. E bukur është edhe poema e këtij libri kushtuar vendlindjes me titull “Poemë për Dushkajën”, në të cilën është shkrirë si në bronz, jeta fëmijërore me gjitha kujtimet e përjetuara. Mjaftojnë disa vargje  nga kjo poemë për të shijuar zjarrin me fuqinë poetike të shprehur në vargje:

“Dushkajë,vargu im i zgjimit/kënga ime që s’mbaron/bulëza ime e lotit/Dushkajë,trualli im i rrënjës/rreshka ime e plagës/ohijeshiaime e shtatit/ Dushkaja ime,motra e Drinitplak/Itaka e përhershme e kthimit…”

Kjo poemë argumenton, pos atdhedashurisë, edhe talentin dhe fuqinë shpirtërore poetike që ka poeti Mal Haziri.

Poetin e mirëfilltë, të ngarkuar me filozofinë e jetës, padyshim se e e shoqëron edhe vetmia, si faktor apo rrjedhë jete. Natyrshëm, edhe poetin Haziri, kur e zë ky fenomen, e përplas,si nëpër lëfytës fyelli, oxhakut nëpër tym e flakë dhe, detyrimisht,emocionet shëtisin pa frenim idileve shpirtërore.Këtë e vërejmë tek poezia “Vetmia” ku poeti rrëfen:

“Qaj e qaj,e qaj e qaj/ndjell furtunë shpirti/zhgrehur në shi….

Ndër poezitë më të bukura lexova poezinë “Zemër e teleisur”,një poezi antologjike e cila në thelb trajton aspektin filozofik të jetës kompleksive, ku njeriu shpesh gjendet para një gjendje ekstazë dilemash, veprimesh, rrugëtimesh “si një tel i vdekur çiftelie që bie esëll në mendje.…”

Një poezi emblematike tek e cila lexuesin do e surprizojëpadyshim spontaniteti i të shprehurit poetik. Përsiatje të tilla poetike ndeshemi edhe në disa poezi të këtij libri.

Duke pasur një galeri të pasur me dije në të gjitha fushat e jetës,me një zotësi prej krijuesi të formuar, me elegancë poetike ai gdhend kohët e ndryshimeve të mëdha politike, jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë Evropën. Zhbërjen e etapës së komunizmit dhe ndryshimet në kohën e demokracisë,  poeti i vargëzon me talent të rrallë si në poezinë “Përmbysje”:

“Çekani theu drapërin/çekani zurindryshk/e dorëza iu lëmyshk,/dhe u  rrëzua flamuri/nga shtizë e thyer/…e rrëzua MURI”

Me poezinë “Gurë rrënjëthellë” poeti Haziri elaboron aspektin e qëndresës kombëtare karshi luftës, kaluar rrathëve të historisë sonë, ku në vargje të rrjedhshëm paraqet me pak fjalë, qartë nga aspekti historik:” …strehëne moçme ma dogjën/e trupin shpore e poqën/për t’ gjallë, kurrë nga aty/s’un me ndoqën”…

Librit poetik “Brigje, erëra e valë”, nuk i mungojë motive tëpërkushtuara familjare ku vë në shprehje me forcën e zemrës motivin amnorë, pastaj ndërgjegjshëm nuk i kalon as miq e shokë të mendjes e zemrës, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyera në jetën e poetit Haziri.

Duke pasur parasysh fokusin e gjerë e gjithëpërfshirës të poetit Mal Haziri në librin e lartcekur, mund të them lirshëm se tek lexuesit është ofruar një libër me poezi të ndjeshme e bashkohore, i cili do jetë një pasuri në bibliotekat tona personale, shkollore e universitare.

Secili lexues e njohës i poezisë së mirëfilltë, pas leximit, ka se çfarë të shkruaj e të komentojë, sepse, sipas mendimit tim, është arritje e mirë në poezinë tonë më të re.

Gjakovë,25shkurt,2024

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra