E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Unaza anti-Covid

Mbërrin unaza inteligjente që arrin të masë temperaturën dhe të monitorojë shëndetin e njeriut. Është realizuar nga start up finlandeze Oura dhe arrin të parashikojë para se të manifestohen simptoma të tjera tipike të Covid-19, si kollë apo lodhje. Por gjithashtu falë algoritmit arrin të monitorojë dhe të interpretojë disa parametra biologjikë në mënyrë konstante si temperaturën e trupit, ritmin e frymëmarrjes, frekuencën e rrahjeve të zemrës dhe nivelin e aktivitetit fizik.

Nga analizimet e para të kryera mbi 65 mijë persona rezulton një luhatje temperature e lehtë vërehet në trupin e njeriut rreth 2-3 ditë para shfaqjes së simptomave të para të koronavirusit. Tani autorët e studimit po punojnë për kompletimin e algoritmit të paktën brenda vitit 2020, në mënyrë që të jetë sa më parë e disponueshme kjo unazë.

Por njëri prej autorëve të studimit thotë se çdo unazë do të ketë një numër, por që nuk mendohet të behet me identifikim të asnjë informacioni personal. Pra çdo persona do të ketë një numër identifikues çfarëdo dhe në këtë mënyrë projekti mund të shërbeje në ngritjen e një sistemi publik me të dhëna paraprake dhe të kontrollueshme për Covid-19.

Karakteristikat e unazës dhe të punës studimore janë publikuar në revistën Scientific Reports nga ekspertët e universiteteve amerikanë të Kalifornisë, San Diegos dhe MIT.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra