E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Turqia, SHBA dhe Katari manovra të përbashkëta ushtarake

Në Katar, zhvillohen manovrat ushtarake “Saqr 21” ku marrin pjesë Forcat Ajrore të Turqisë, bashkë me forcat amerikane dhe të Katarit.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve të Katarit, QNA, në manovrat që Forcat Ajrore të Katarit e organizojnë në kryeqytetin Doha, përveç forcave turke marrin pjesë edhe ato të Shteteve të Bashkuara Amerikane (SHBA), Ministria e Brendshme e Katarit, rojet bregdetare, forcat detare dhe forcat speciale të përbashkëta.

Në lajm është bërë e ditur se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Katarit, Ganim bin Shahin El Ganim, ka vizituar rajonin ku zhvillohen këto manovra.

Manovrat të cila kanë filluar më 23 prill do të vazhdojë deri më 30 prill.

Në dy vitet e fundit në Katar, janë organizuar shumë stërvitje ushtarake me pjesëmarrjen e Turqisë dhe SHBA-së. /ATSH

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra