E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

TU RRIT NDERA, O RAMË GECI…!

Nga Ibrahim HAJDARMATAJ – Zogaj

Biznesmeni nga Bytyçi, humanisti Ramë Geci i “Tirana International Hotel & Conference Centre” dhe i kompanisë “Geci”, këto ditë shkurti 2022 i bëri për vendlindjen e tij vullnetarisht 20 abonime-dhuratë në gazetën e mirënjohur “Gazeta e Alpeve”- një media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut). Këto abonime-dhuratë Ram Geci i Bytyçit i bëri për Njësinë Administrative të Bytyçit, për shkollen e mesme të Pacit (ish nxënës i saj), për shkollen e mesme të Zogajve, për fshatin e tij të lindjes, për kryetarët e fshatrave të Bytyçit e Berishës së Brigjeve.

       Kjo nuk është një dhuratë e pakët, por një akt e shembull i lartë i Ram Gecit, i cili në këto pesë vite kalendarike e ka ndihmuar me sponsorizime edhe median “Gazeta e Alpeve” për të pasë cilësi e jetëgjatësi të saj, për të pasë këtë shtrirje kaq të madhe në Rajonin Ballkanik Shqiptar dhe në Europë e Amerikë, një tirazh të lartë,  etj.

       Ky biznesmen i njohur edhe në prill 2020 solli për malësorët e tij Bytyças, në kohën e Pademisë Covid 19, rreth 300 pako ndihma (miell, vaj, sheqer, oriz, makarona, etj. dhe me produkte të kujdesit shtëpiak) me një kuotë financiare 4 mijë lekë të reja, në Pac, Veliq, Vlad, Çorraj, Zherkë, Kepenek, Zogaj e Prush dhe në Berishën e Brigjeve.

        Humanisti Ram Geci ka sponsorizuar edhe veprimtarinë e veçantë e të bukur “Festa e Bjeshkëve” në Sylbicë të Bytyçit, një festë që prej vitesh po bëhët tradicionale e mbarëkombëtare. Kaq i madh e i ndjeshëm është ky sponsorizim i tij saqë shumëkush i thotë dhe “Festa e Ram Gecit”. Biznesmeni bujar Ram Geci, me 4 gusht 2021, për Festen e Bjeshkëve në Sylbicë ka sponsorizuar dekorin, programin dhe drekën madhore për pjesmarrësit bjeshktarë dhe nga vrrini, të ardhur dhe nga shtete e treva shqiptare në Ballkan dhe nga Diaspora.

            Po ashtu, biznesmeni fisnik Ram Geci ka financuar edhe “Festën e Bytyçit” në Parkun Kombëtar të Dajtit, Festen e Plisit të Bardhë, Festën e Vendlindjes së Tij, që është kthyer në Festë Kombëtare Shqiptare, duke ndihmuar në mënyrë bujare me drekën e begatë në “Ballkoni i Dajtit”, etj.  Festa e Bytyçit organizohet prej vitesh kaq e bukur, shumë cilësore, me pjesëmarrje nga Lugina e Preshevës e Sanxhaku deri në Çamëri, nga Amerika e Europa, etj. sepse ka mbështetjen edhe të birit të saj fisnik, i sojshëm, bujar, biznesmenit Ram Geci i kompanisë “Geci” dhe i Tirana International Hotel & Conference Centre.

          Ram Geci është dhe mirënjohës, edhe i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij, me fëmijërinë e shkollën e tij të mesme në Pac të Bytyçit, duke e sponsorizuar rikonstruksionin tërësorë e plotorë të kësaj shkolle, duke e kthyer atë në një mjedis shkollor plot kulturë, mjaft funksional, edhe modern.

          Humanisti qytetar e atdhetar Ram Geci ka sponsorizuar edhe pajisjen e zyrës së Veteranëve të LANÇ-it për Tropojën, si dhe ka sponsorizuar botimin e disa librave të autorëve të kësaj treve dhe shumë veprimtari të ndryshme kulturore-artististike e sportive.

         Shembulli i mirë i Tirana International Hotel & Conference Center në qënder të metropolit shqiptar, tashma i kthyer me sallat e tij në një ambient akademik, diplomatik e kulturor me veprimtaritë e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, i kthyer në një mjedis me shërbim të kulturuar në bar-kafe, restorante, në dhomat e hotelit 15-katësh etj, zgjerimi e rritja e këtij hoteli me një hotel-kullë të lartë etj. dëshmojnë aftësitë e biznesmenit dhe kulturën e tij të familjes e kohës sonë. Nëpërmjet shtypit jo vetëm njihemi me arritjet kombëtare e ndërkombëtare, por mësojmë nga eksperienca e Ram Gecit të Bytyçit.

       Unë, duke qënë Kryetari më i vjetër në zonën e Bytyçit (tashma 75 vjeçar) i shprehi në emër të kolegëve kryetarë të fshatrave, urimin tonë të përbashkët: Tu rrittë ndera o Ram GECI…!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra