E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

TREGONTE OSMAN KAZAZI – Nga Fritz RADOVANI, Australi

OSMAN KAZAZI (1917 – 1999)

PAK BURRA KISHTE SHQIPNIA SI OSMAN KAZAZIN!

Ka perfundue Gjimnazin e Shkodres mbasi ka studjue nder Freten, në vitin 1940. Mbasi vazhdoi studimet në Itali, erdhi në Tiranë në vitin 1942. U arrestue si nacionalist në 1944, tri ditë para 17 Nandorit dhe u dënue 15 vjetë burg. Në dokumentin e Arkivit Ministrisë shenohet: “Çështja e tij u trajtua nga Gjykata Ushtarake e Krahinës ushtarake të Korpusit të Parë Tiranë e përbërë nga: nënkolonel Bilbil Klosi, Ismail Çaushi, Argjir Lipivani me prokuror major Gjon Banushi. Gjykata me vendimin nr.138, datë 12.5.1945 në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë. U lirua nga burgu më 7.3.1959 dhe menjëherë u internua për 5 vjet në Shtyllas të Fierit me vendimin nr.1, datë 17.3.1959 të Komisionit të Internim Dëbimeve “për rrezikshmëri shoqërore” … Arrestohet për veprën e agjitacionit e propagandës në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, Gjykata me vendimin nr.14, datë 11.3.1973 e dënoi me 10 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.63, datë 7.4.1967 të Gjykatës së Lartë. U ridënua prap gjatë burgimit. Doli nga burgu më 13.1.1986.”

Asht nder burgosjet ma të gjata dhe me shumë vuejtje të panjohuna! E njoha vonë!

18 SHKURT 1946: Ishte bashkvuejtës i Profesorit vet At Anton Harapit, në hetuesinë e Tiranës. Tregonte se At Antoni asht mbajtë nën një shkallë si në një kafaz me hekra. Ai nuk asht ngritë në kambë asnjëherë, ishte tek pjesa ku fillonte shkalla e betonit dhe qendronte gjithnjë nder gjunjë i germuçuem mbi një batanije në çimento. I hidhnin  bukë të thatë dhe një teneqe me ujë. Dy ditë para pushkatimit, At Antoni i kishte dhanë Osmanit një pustull, që Ky kur ka humbë shpresen e lirimit nga burgu, ia ka dhanë një kushrinit Lef Nosit.., që nuk e kishte pa ma asnjëherë. Fati i saj nuk dihet!

Martiri i gjallë Osman Kazazi besonte në Shejtnimin e At Anton Harapit nga Vatikani!

Kur Osmani tregonte qendrimin e Mësuesit të vet, gjithnjë nder gjunjë dhe tue thanë në çdo kohë uratë, gjithmonë optimist… Vetem, kur Osmanit i pritej fjala e i rrillnin lotët…

Sa me shpejtësi Shqiptarët po rikthehen në barbarizem dhe terror! Mjerim i madh!

Melbourne, 17 Shkurt 2019

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra