E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

TAKIM MBRESËLËNËS NË 10-VJETORIN E REVISTËS “GJAKOVAPRESS”

“Dija ndryshon mendjen, ndërsa mendja botën”

Foto: Pjesëmarrësit në 10-vjetorin e revistës “GjakovaPress”.

Foto : Ibrahim Hajdarmataj dhe Tahir Bakalli.

… Me rastin e 10 vjetorit të daljes së numrit të parë të Revistës mujore të respektuar  ” GjakovaPress”, kishte shumë mysafirë, ndër të respektuarit ishte edhe prof. i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Z. Ibrahim Hajdarmataj, letrari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Zogajt e Malësisë së Gjakovës  ( Tropojë).

– Me profesor Ibrahim Hajdarmataj shkëmbyem përvojën jetësore të mikut nga Malësia gjatë rrugëtimit të tij 54-vjeçar në arësim, si dhe unë prezantova edhe punimet e veprimtarisë të Qendrës Didaktike të Gjakovës, veç të tjerash edhe projektin vullnetar edukativo-arsimor të kësaj qëndre Didaktike. “Artistët e vegjël thyejnë kufirin”. Ai e përkrahu këtë projekt, duke qënë i gatshëm që të ndihmojë në rrugëtimin e mbarë të saj.

Ndryshe profesori në Malësinë e Gjakovës është kryetar i OJF-së “Mësuesi”, për qarkun Kukës. Vite më parë ka drejtuar si kryedaktor gazetat lokale si “Ylberi”, dhe “Biznesmenët e Arsimit “, ka patur me qindra shkrime në gazeta e revista të asaj kohe si “Pioneri”, “Fatosi”, “Yllka” për fëmijë.

Po kështu edhe sot ka shkruar shumë shkrime cilësore letrare dhe për probleme larmie në rrjetet sociale, portalet : “Prishtina Press”, “Dituriase”,  “Zemra Shqiptare”, “Fjala e Lirë”, “Bota Sot”, “VOAL”,  “AlPlanet”, “Telegrafi”, “Nacionali” dhe “GjakovaPress”.

Nga presidentët e Shqipërisë ka marrë disa medalje e urdhra, “Naim Frashëri”.

Në përmbledhjen “Autorët e Letërsisë Shqipe për Fëmijë dhe të Rinj” nga botuesit Astrit Bishqema dhe Migena Arllati, Ibrahimi është i paraqitur si studiues i letërsisë për fëmijë, i cili në serin e  botimeve të librave vecojmë : “Blerimi i një fushe me krijimtari të bukura “, përmbledhje letrare të shkrimtarit Viron Kona, përgatitur nga Ibrahim Hajdarmataj “WEST Print Tiranë”.

Gjithashtu ka punuar si mësues e drejtor gjimnazi Ibrahimi. Ishte ndër që sot isha në një kafe pune me profesor Ibrahim Hajdarmataj.

TAHIR BAKALLI

Zëvendës Kordinator i Qendrës Didaktike, Gjakovë

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra