E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Synetitë…?! – Nga Skënder MULLIQI

 Dikush  i vogël , e disa të tjerë më të rritur ju kan nënshtruar synetisë, kuptohet ata të

konfeksionit islam.Synetitë tyneherë i ka bërë “Xharahi” , kështu i thonin në atë kohë  atyre njerëzve që

 merreshin me një zanat të tillë.Me kujtohet si fëmijë kur nënat dojshin më në qitë në gjumë, na thojshin

” Flejë bir së e thirri xharahin”.Dhe, nga frika prej xharahit na vinte më shpejtë edhe gjumi .

Me kujtohet  së

kur na kishin treguar baballarët  së na kishte ardhur koha që të bijmë në dorë të xharahit,

e pritishim atë ditë më frikë të madhe,si Ditën e Kiametit.Synetia sigurisht së kërkonte përgatitje

për secilin djalë që do të bëhëj synet.Natyrisht së ishin edhe do shpenzime jo aq të mëdha.Kur vinte dita e synetisë

përgatitej enkas  “soba e burrave” , së  soba tjera të hajrit kan munguar , ose kan qenë qilere të rrezbitura dhe

të ftofta. Shtroheshin dysheket rend e gjatë , më jastek e jorgana çfare kan qëllu .

Ky shtrim dhe mbulojë  bëhëj mbi qerga apo dikush që i ka pasur kushtet   pak më të mira edhe mbi qylyma. Ardhja e zharahit

ishte ënderr e frikshme. Jo bash gjithëherë , por kohë pas kohe,xharahi më  qantën e tij të zezë , ka shetitur

nga fshati në fshat, por edhe këmb duke shkuar shtëpi për shtëpi .Ne secilin katund ai ka ba synet fëmijët, disa të vegjël,

por edhe të tjerë në fazë të pubertetit.Synetitë preferoheshin të bëheshin më shumë në stinën e dimrit, për shkak

së në verë mund të infektoheshin.Ata që bëheshin synet , duhej të shtriheshin në shpinë, pa brekë, më një këmishë, dhe

 mbulesë kishin qarshafa  më të lehta që të mos  lëndoheshin.Kur vinte zharahi të gjithë bëheshin bashkë, baballarët, axhët

 kusheritë, nënat të cilat i fshihnin lotët kur xharahi afrohej për ti bërë synet fëmijët e tyre . Si zakonisht

xharahi kishte të veshur

mantelin bardh deri në brryla, dhe kapelën e bardhë mbi kokë.Së pari i pastronte duart më ujë të vakët,

dhe pastaj me shpinë i kthyer nga prindërit

e fëmijëve, nxirrte briskun , do  mengele dhe në fund kur e kryente punën, plagën e spërkatke më do pluhur.Shpesh

duke e kryer synetinë, xharahi ka preferuar më kënduar ose më treguar diqka, duke i “habitur” sado pak të synetuaritë.

Kjo punë nuk zgjate bash shumë.Xharahi mblidhte mjetet e veta , duke ia bërë aminin punës për të mirë bashkë më familjarët.

Nuk me kujtohe mirë, por e di që për punën e tij, xharahit i jipeshin dhurata të ndryshme

nga të gjithë prinderitë .Ata nuk kwrkonin para.Në largim linte porosinë së si duhet më vepru më të synetuarit

duke u larguar  i kënaqur më punën dhe më dhuratat modeste…Largimi i tij,nese jo dhimbjet që kan pasuar,

ua ka hequr frikën

të synetuarëve.

“Xharahet” e sotëm, jo të gjithë natyrisht ,po na bëjnë “synet” në kuptimin e përgjithshem  jo fort mirë,

së e kan vu interesin përsonal në rend të parë , duke “harruar” së njeriu është  çënje njerëzore, dhe e kan

“harruar’ bukur shumë prej tyre  edhe Betimin e Hipokratit…?!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra