E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Studimi: Mesazhet mund të shërbejnë si terapi për shëndetin mendor

Një studim i ri i kryer së fundmi tregon se dërgimi i mesazheve mund të jetë një mjet i sigurt dhe mjaft ndihmues për parandalimin e problemeve me shëndetin mendor.

Autori i studimit, William J. Hudenko u shpreh: Ky studim është shumë emocionues sepse kemi parë përmirësim të vërtetë të gjendjes emocionale pas dërgimit të një mesazhi. Rezultatet janë premtuese dhe ne parashikojmë që është një terapi e mirë për njerëzit që gjenden në një situatë jo të mirë emocionale ose kanë probleme me stresin dhe depresionin.

Ekipi hulumtues ekzaminoi ndikimin e mesazheve me tekst tek individë të ndryshëm. Njerëzit me sëmundje të rëndë mendore kanë më shumë mundësi të përjetojnë simptoma çdo ditë, për të cilat mund të kenë nevojë për terapi shtesë.

Gjatë studimit  u dërguan mbi 12,000 mesazhe dhe çdo mesazh u kodifikua, u monitorua dhe u diskutua me ekspertët.

Një ndërhyrje me bazë mesazhesh konsiderohet si një mënyrë tepër efektive për të ndihmuar në menaxhimin e problemeve të ndryshme me shëndetin mendor.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra