E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Skënder Haklaj – Njeriu që mbolli pemën e krenarisë në bjeshkë!

 (Matanë një impresioni)

Nga Guxim ALIMANI

Ai edhe pamjen e ka me toponimi të detajuar të kreshnikëve që na kanë vizatuar legjendat e vendlindjes. Vallëzon me gjymtyrë dhe në valle dhe në fjalë dhe në ecje…Krenar sa nuk bëhet dhe të njëjten krenari ja transmeton prej dekadash folkut e fjalës së vendit të tij.

Ai është Skënder Haklaj…

Vjen jo vetëm nga tabani familjar e krahinor i artit, por pikë së pari nga një oxhak me zë të madh i Gashit të Malësisë, i cili ka pas vend nderi në çdo epokë në Oden e Burrave të historisë.

Koreograf e interpretues brilant i “Kcimit të Malësisë”, historian e kulturolog, poet e mësues i talentuar, por dhe atdhetar i kulluar.

Ai nesër rikthehet në Malësi të Gjakovës jo si vizitor e soditës nostalgjik i bukurive të Zotit…, por si sjellës i risisë për të mbjellë në Tropojë një pemë të lashtë, e cila ishte drejt zhdukjes e tjetërsimit, drejt atrofizimit e degradimit.

Është pikërisht “Kcimi i bjeshkës me tupan” që falë Skënderit rimbillet në shkëmbinjtë e Alpeve.

Ky Kcim, që ndonëse nuk jam i fushës, shkon larg në gjenezë, ndoshta deri pagane, nuk është thjeshtë çështje folku e lashtësie kulturore.

Është një valle që ka përcjellë jo vetëm gëzime, por dhe kushtrime e inkurajime luftrash për vatan.

E shpallur tashmë “Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit” kjo valle dhe Skënderi nesër udhëtojnë në Tropojë, aty ku e kanë dhe shtëpinë dhe gjenezën, duke na ngazëllyer për trofeun po aq dhe për të na kujtuar se në epokën e globalizmit mund të mbijetosh jo vetëm me komercializëm, por së pari me konservatorizëm e patriotizëm, kur është fjala për gjëra që janë pjesë e genit dhe e qenësisë nacionale.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra