- ●●
E pasha, ndejun mbi thasë t’ florijve
Ndër valle jevgkash, n’ lodër dudumash,
Tallet i knaqun prej zanit t’ fqijve,
E mërkurë, 18 nëntor 2026
E pasha, ndejun mbi thasë t’ florijve
Ndër valle jevgkash, n’ lodër dudumash,
Tallet i knaqun prej zanit t’ fqijve,
Si qen mbas trumash.
O pjellë e keqe! O dhun’, o kore!
Qe, shtojzavallet, pa e dijt’, po kcejnë
Me ty e zgërdhihen, e ‘j kangë mortore
Nën za shpërthejnë.
Ora e shqyptarit t’ lëshoi, e fatosat
Qi n’ luftë, pa shkrepun, shkrine në marri,
Gjikim po lypin, e thekshem kosat,
Shpirtna me mni…
***
E prej gjith’ fushash bajnë valle t’ mnershme
Arët e livadhet qi ‘j ditë grabite:
Sot, vonë, ma t’ rrebshem per faje t’ hershme
Gjikimin prite.
Del, mizuer, këndenaj, del; prej merzijet,
Zgaq i perbuzshem, Shqypnija t’ volli:
Ty shpina e detit, ty, vend robnijet,
T’ pret Anadolli.
Shenim nga F.R.: Kjo poezi e Don Ndre MJEDJES, disa thonë asht shkrue në 1930 e sa.., të tjerë thonë se tashti…Prandej, shkrimtarët e Veriut po “fshihen” nga letersia! E, kur Shtetin e drejtojnë “Pionjerët e Enverit” ata, po fshijnë HEROJTË NGA HISTORIA! Po këta qeveritarë e “intelektual”, po zhdukin Shqipninë e Kastriotit nga Harta e Europës!
Melbourne, 10 Prill 2019.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026


