E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Si ishte Komunizmi?! – Nga Ilir KADIA

Erdhi një kohë që vriteshim në rradhë për një palë brekë të Korçës.Në fakt gabimi ish i qeverisë!

Ajo mishin,djathin, gjalpin, vezët, vajin e ullirit…e bëri me tullon,, ndërsa brekët i la në shitje të lirë! Prodhonte trikotazhi i shkretë në Korçë, me tre turne prodhonte, por njerëzia s’di pse kish aq uri për brekë! Ndoshta se, edhe pse kish aq shumë uri, prap e kish për turp të quhej brekëgrisur!

Dhe ja kështu shtyheshim nëpër rradhe dhe ish fitore e madhe kur arrije të merrje një palë pa ti hequr rradha brekët që kishe veshur, nga koka!

Ja kjo rradhë në foto si në këtë kohë do ketë qënë, në mes të Prillit! Në këtë kohë dyqanet furnizoheshin më shumë që njerëzia të parakalonte para shokut Enver në tribunën e 1 Majit me flamurët e fitoreve lart e …me brekë të reja fringo!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra