Kur të kalon pandemia , është interesant të shohim së si atë mëngjes do të zgjohemi dhe së si do të ndihemi?Dhe ku.Çka do të ndodhë në mëngjeset në vazhdim?Kjo edhe është e vetmja e pyetje e cila sot ka kuptim.Se, virusi do të kalon, dhe neve sigurisht do të flasim për veten, e jo për virusin.Ata të cilët e kan përjetuar këtë të ligë, sigurisht së do të flasin së çfare fati kan pasur që kan shpëtuar .Shumë kujtime do të na sillën në kokë nga koha e karantinës.Nuk do ti harrojmë ata për të cilët kemi ndëgjuar së kan ikur nga kjo botë nga virusi.Për shumë kënd jeta do të jetë më ndryshe, do të kemi një gjendje shpirtërore më ndryshe, kjo lëngatë sigurisht do të lënë gjurmë të pashlyera në trurin tonë… Të gjitha këto përjetime nuk do të jenë barrë e lehtë. Njeriun e këtij nënqielli e përcollën gjatë këtyre viteve edhe shumë përjetime nga lufta. E këto perjetime të jetës jo të mirë në kushte të lirisë nuk po ndalën . Nuk ka gjë më vështirë kur sheh para vetit së të fortit e politikës grabisin çdo gjë para syve tanë . Kjo po zgjatë që nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Dikush ka grabitë një televizor, e dikush të gjithë televizorët.Dikush një lopë , e tjerët gjitha fermat.Dikush një laps e dikush fabrikën …
Ku ka mundësi të bëhët shteti pa mund e ndjersë! Nuk ka lumturi, edhe pse e fituam shtetin tonë?!Rastin për të bërë shtet e kemi pritë më decenie, por që nuk po dijmë ta shfrytëzojmë .Fjala shtet do të thotë shumë. Është nocion pa dyshim i gjërë .



