E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shkup, më 14-16 qershor 2018

Të nderuar bashkatdhetarë!

Nëse dëshironi të vini në Dardani, Shkup, më 14-16 qershor 2018, telefonomëni në nr. cel. 068 2543709, ose më çoni mesazh në faqen time në FB.
Ndjekim me shqetësim përgjumjen vrastare të Qeverive në Tiranë, Prishtinë, Shkup.

Lëvizja “Foleja Kombëtare Shqiptare” në kuadrin e Vitit të Gjergj Kastriotit, organizon Përkujtimoren: Rikthimi i Bijve të Shqipes në Djepin e Dardanisë, me rastin e 629 vjetorit të Betejës, ku dhanë jetën me nder e lavdi, Princat heronj, Mëhill Nikollë Kopili, Teodor Andrea ll Muzaka dhe mijëra luftëtarë Arbërorë.
Që Arbërorët të mbeten të pavdekshëm në kujtesën kombëtare, do të shkojmë të organizuar, nga të gjitha trevat shqiptare e diaspora në Kastriot, Fushë-Dardani, për të nderuar princat, kryezotët e luftëtarët Arbërorë, që iu bashkuan ushtrive të Koalicionit Ballkanik për çlirimin e trojeve nga pushtuesi osman.

Falenderojmë për gatishmërinë dhe bashkëpunimin!
Me respekt, Elida Jorgoni

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra