E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHKA ”Maja e Karafilit” e Plavë-Gucisë, e suksesshme dhe në Petnicë të Sanxhakut

Shoqëria Kulturore Artistike nga Plavë Gucia , Maja e Karanfilit po vazhdon me sukses prezantimin e saj dhe të vlerave të trevës tonë gjithandej trevave shqiptare.

SHKA “Maja e Karanfilit” kësaj radhe me prezantimin e saj në Petnicë të Sanxhakut sfidoj shumë SHKA në trevën mbar shqiptare, sepse një prezantim i tyre në këto treva është i rëndësisë të veçantë duke ditur se plaga e rënd e asimilimit ka bërë të veten në këto treva dikur tërësisht shqiptare.

Në një postim në facebook anëtarja e SHKA “Maja e Karanfilit, Rilinda Gjonbalaj lidhur me këtë prezantim ndër të tjera shkruan:

“Paraqitje e SHKA ” MAJA E KARANFILIT” në Petnicë vend shqiptar ku edhe guri të flet shqip, por banorët e sajë të gllabëruar nga asimilimi. As të përshëndesin dhe nuk dinë në gjuhen e tyre amtare.
SHKA-ja  e jonë është e lumtur që pas 50 vitesh humbje të identitetit kombëtar për herë të par në Petnicë mundësoj që këngë dhe vallja shqipe të jehojë, ku tek vendasit zgjuam nostalgji për origjinën e tyre të vërtetë.”

/Plava e Gucia Sot / Esad Gjonbalaj/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra