Një burrë Karadaku
Na zbret në qytet…
Për të gjetur punë
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Një burrë Karadaku
Na zbret në qytet…
Për të gjetur punë
Nuk e kishte lehtë!
Vendosi për t’hapur
Një rrojtore n’shesh,
Që të mbetej gjallë
Duke rruar lesh!
Në mungesë pagese
Faturash për mu’j,
Vjen “Komunalia”
Dhe e lë pa ujë!
Berberi vazhdon
Punën me përtesë,
Ja mbërrin shehërliu
T’rruhet me mëngjes !
Mjeshtri n’aksion
Për t’mbaruar punë,
Pështynë dy-tri herë
N’gotën me sapun!
Çmendet myshteriu:
-Kjo s’është higjenike!
Sjellja e malokut
S’na qenka logjike!
Ndal! – tha berberi:
-Nuk të duket mirë?
Kur vjen zorraxhiu
E pështyjë në fytyrë!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti)
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026


