Shkëlqen Samiti i Tiranës
Me valle rugove e devollçe,
Për t’ia kthyer buzëqeshjen
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Shkëlqen Samiti i Tiranës
Me valle rugove e devollçe,
Për t’ia kthyer buzëqeshjen
Kësaj botës marroçe…!
Tani Bashkimi Evropian
Me Ballkanin Perëndimor,
Do ta mësojnë vallëzimin
Me qejf, o me zor!
Mbase kur t’hysh në valle
Duhet luajtur këmbët,
Përndryshe o njerëz
Keq na mpihen dhëmbët!
Samitin e bëri historik
Edhe protesta në Tiranë,
Goditja e Salës me grusht
Dhe koka e Gertit tupan!
Për mungesë të Kurtit
U vërejt keq Vuçiq,
Në valleve të shqipeve,
Nuk duartrokiti hiç!
S’është diçka në rregull
S’bëhet nami me bedel,
Nuk takohen në Tiranë
I sheh bashkë në Bruksel!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti)
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026


