E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rrotat e djathit, shkak për humbjen e jetës së një italiani

Një ngjarje sa e pazakontë, aq edhe e rëndë ka ndodhur në një magazinë në rajonin e Lombardisë në Itali. Autoritetet kanë bërë të ditur se një italian është shtypur për vdekje nga rrotat e djathit parmixhano.

74-vjeçari, Giacomo Chiapparini humbi jetën pasi një raft u thye në një magazinë në Lombardi duke rrëzuar mijëra rrota djathi të cilat peshonin rreth 40 kilogramë secila. Shërbimet e emergjencës deklaruan se u deshën disa orë për të gjetur trupin e 74-vjeçarit.

Një banor tha për mediat italiane se rrëzimi i rrotave të djathit në magazinë ishte aq i fuqishëm saqë u duk sikur ra një bubullimë.

Magazina, e vendosur në Romano di Lombardia, përmbante gjithsej 25,000 rrota të Grana Padano, një djathë i fortë që është shumë i kërkuar në Itali. Dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë magazinë është vlerësuar në 7 milionë €.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra