E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Restoranti i parë me ushqim të përgatitur nga “kuzhinierët robotikë” do të hapet në Zagreb

Në një vend ende të pazbuluar në Zagreb, GammaChef, një kuzhinier robotik është i aftë të përgatisë ushqime si rizoto ose makarona me ushqim deti.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për robotin që mëson vazhdimisht receta të reja me ndihmën e një kuzhinieri profesional (njerëzor).

Siç bëhet e ditur, sa herë që një kuzhinier përgatit një pjatë të re për herë të parë duke përdorur GammaChef, roboti krijon një recetë dixhitale me të gjitha të dhënat e nevojshme.

Më pas, procesi i automatizuar dhe i patentuar, duke përdorur sensorë, riprodhon të gjitha hapat e recetës, duke ndjekur udhëzimet e një kuzhinieri profesionist.

Bëhet e ditur se aty pritet të ketë pesë robotë të tillë por në restorantin Bots & Pots, ata do të jenë në gjendje të shërbejnë deri në 60 racione në orë.

Madje, funksionimi i restorantit do të digjitalizohet plotësisht dhe do të monitorohet përmes një aplikacioni celular.

Gjithashtu, vizitorët do të jenë në gjendje të zgjedhin ushqimin përmes një ekrani dhe të jenë në gjendje të shikojnë robotin duke përgatitur ushqimin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra