E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pyjet e Amazonës humbën “3 mijë fusha futbolli në ditë” në vitin 2022

Një zonë me madhësi të barabartë me 3.000 fusha futbolli në ditë në pyjet e Amazonës në Brazil është shpyllëzuar vitin e kaluar, njoftoi Instituti i Amazonës për Njerëzit dhe Mjedisin.

Instituti, i cili merret me hulumtime dhe ruajtjen e pyjeve të Amazonës, tha në një deklaratë se shpyllëzimi në Amazonë është rritur edhe më shumë në vitin 2022.

Në deklaratë theksohet se vitin e kaluar janë prerë dhe shkatërruar pemë afërsisht sa 3 mijë fusha futbolli në ditë.

Në deklaratë thuhet se në dhjetor 2022 u shkatërruan 287 kilometra katrorë sipërfaqe pyjore, që korrespondon me 105 për qind më shumë sipërfaqe se në dhjetor 2021.

Ndryshe, pyjet e Amazonës, të cilësuara si “Mushkëritë e Tokës” me oksigjenin që i siguron tokës, parandalon çlirimin e më shumë se 1 miliard tonë karboni atmosferik në vit.

Amazona është gjithashtu shtëpia e 10 për qind të specieve të kafshëve dhe bimëve në botë dhe më shumë se 400 fiseve indigjene që jetojnë në tetë vende të ndryshme të Amerikës së Jugut.- /ATSH-AA/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra