E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Putin dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Siri

Kremlini njoftoi të premten se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë rënë dakord për të intensifikuar bisedimet lidhur me situatën në rajonin Idlib të Sirisë.

Të dy liderët, gjatë një bisede telefonike, kanë diskutuar për uljen e tensioneve dhe zbatimin e një armëpushimi.

Rusia dhe Turqia kanë mbetur ndër akterët kryesorë në konfliktin sirian, pasi Ankaraja mbështet rebelët anti-qeveritar, ndërkaq Moska forcat e presidentit, Bashar al-Asad.

Forcat e Asadit kanë ndërmarrë një ofensivë në rajonin e Idlib-it, për të marrë kontrollin e bastionit të fundit që mbahet nga rebelët anti-qeveritar.

Turqia ka kërcënuar me “përdorim të jashtëzakonshëm” të forcës nëse nuk ndalet ofensiva.

Kjo, pasi disa ushtarë turq janë vrarë gjatë periudhës së fundit në këtë rajon.

Të premten, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në rajonin e Idlibit “për t’i dhënë fund katastrofës humanitare dhe për të shmangur një përshkallëzim të pakontrollueshëm”.

“Për gati një vit ne kemi parë një seri sulmesh tokësore të qeverisë siriane të mbështetur nga sulmet ajrore ruse. Këtë muaj kanë vazhduar luftimet vdekjeprurëse midis forcave të qeverisë turke dhe siriane”, tha Guterres.

“Ky makth humanitar për popullin sirian, që vuan shumë, duhet të ndalet. Ai duhet të ndalet tani”, u tha Guterres, gazetarëve në New York.

Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga ofensiva e forcave qeveritare, janë vrarë më shumë se 400 civilë, që prej fillimit të muajit dhjetor 2019.

Rreth 900.000 mijë njerëz janë zhvendosur nga rajoni, sipas Kombeve të Bashkuara.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra