E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

PUSH(T)IMET…

Satirike nga Sevdail HYSENI

Gjatë gushtit të nxehtë të vitit,

Nën pushtimin e “Kovidit”…

Të shkosh në det sikur s’ka lezet,

Përveç atyre, që janë në pushtet!

Ata kanë nevojë për pak pushim,

Janë lodhur nga puna pa dyshim!

I marrin dhe sekretareshat në plazh,

Për t’i këndellur me ndonjë masazh!

Po një jetë e kanë, mos i patën dy?!

Prekin me dorë ç’ka shohin me sy!

Edhe përtej detit nëse ka nevojë,

Syzet hileqare nuk flasin me gojë!

Fshehin më vete një botë interes,

Tani me maska ecin më serbes!

Këto valët e detit e kanë një sekret,

I shohin “cullak” burrat me pushtet!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra