Vaio është i njohur për prodhimin e laptopëve që përmbajnë një sasi të habitshme të energjisë në formë tepër të hollë.
Vaio Z mund të jetë produkti më ambicioz i kompanisë deri më tani. Përmban deri në Core i7-11357H me katër bërthama të Intel dhe me një peshë fillestare prej 0.9 kg , do të jetë laptopi më i lehtë që ka ndonjëherë një procesor të serisë H Intel.
Vaio Z është laptopi i parë që është bërë nga “fibra karboni të konturuar”. Fibra e karbonit gjendet në disa prej laptopëve më të mirë e të lehtë në treg, duke përfshirë linjën Dell XPS – është një material i fortë dhe i lehtë.



