Njerëzit që jetojnë një kohë të gjatë në iluzione e kanë të vështirë të përballen me realitetin, sikurse ata që e kanë pritur gjatë pushtetin, e kanë të vështirë ta braktisin atë. Njerëzit më lehtë e kanë të jetojnë 20 vjet në iluzione sesa ta pranojnë realitetin në një moment të caktuar. Ikja nga realiteti është ikje nga e vërteta.
“Kur tre vetë thonë je i dehur, edhe në mos qofsh, mbaju për muri”, e thotë një fjalë e urtë popullore. Kur tre vetë të thonë se e keq, duhet gjykuar dhe kontrolluar veprimet tuaja.
Kur të ‘këqinjët” bëhen bashk kundër teje, duhet të demonstruar forcën e argumenteve (dijen dhe urtësinë) e jo argumentin e forcës (dhunën). Pavarësisht në të drejtën tënde, uraganit të së keqes duhet shmangur me mençuri e jo përballje e kokëfortësi.
Kurti për paaftësinë e mbajtjes së pushtetit nuk duhet fajësuar të tjerët
E kam thënë edhe më parë, po e përserisë prapë, sikur Albin Kurti të kishte treguar aftësi të mira menagjuese me rastin e ‘rebelimit’ të ministrit Veliu, sot do ta kishim në këmbë dhe të fuqishme ‘qeverinë e shpresës’.
Por kjo nuk ishte e vetmja, mosmenagjimi i situatës së parë “konfliktuoze” për problemin e taksës dhe dialogut, e dëmtuan rëndë imazhin e Kurtit tek ndërkombëtarët.
Për të mos u zgjatur tepër në shkaqet e rënjes së ‘Qeverisë Kurti’, shkarkimi i ministrit Veliu ishte vetëm shkaku i prishjes së koalicionit qeverisës, përderisa arsyet e vërteta janë tek përkeqësimi i raporteve me ndërkombëtarët, gjegjësisht me SHBA-të, që rezultuan me mocion mosbesimi në Kuvend.
Pas mocionit në kuvend, Albin Kurti është dashur të ndërroj qasjen e tij në raport me qeverisjen e vendit, për shkak se pas shkarkimit, nga një kryministër fuqiplotë, është kthyer në një kryeministër në detyrë me kompetenca të kufizuara derisa të zgjidhet qeveria e re, në kuvend apo përmes zgjedhjeve.
Albin Kurti duhet ta kuptojë faktin se mocioni është kryer me sukses në kuvend dhe nuk zhbëhet më, qeveria është shkarkuar me 25 mars 2020.
Pas kësaj date, Albin Kurtit nuk i ka mbetur gjë tjetër veqse të nxjerrë mësimet e duhura nga leksioni që mori nga politikanët e karrierës dhe veteranët që tani 20 vjet e mabjnë pushtetin në këtë vend.



