E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“PERANDOR” I VOGËL – Nga Mehmet ELEZI

1.
Zhan D’Ormesô *) kallëzon:
Hipur në skelë, Ticiani pikturon në qiellzanë. I bie peneli. Çarli i Pestë (Charles Quint, 1500-1558), Perandor i Perandorisë së Shenjtë, përkulet, ngre penelin, ia zgjat Mjeshtrit. “Mund të bëj princa e dukë sa të dua, thotë, po kush do të ma kthente një Tician, po të rrëzohej duke zbritur nga shkalla?».

2.
Në Shqipërinë tonë të dashur arti është pa gojë. Dhe shteti pa veshë, ka vetëm veshë pushteti. Kush shkruan Libra, s’ka lekë; kush ka lekë, s’lexon një libër. Pesëqind vjet pas Çarlit të Pestë.
Ndonjë përjashtim?
Flamur Hoxhën s’e kam takuar kurrë.
Njeri i biznesit, nuk gjindet në listat e më të pasurve.
S’ka sponsorizuar një libër.
S’ka sponsorizuar dhjetë libra.
Ka sponsorizuar dhjetëra libra.
18 numra të revistës Illz.
Disa libra për Havzi Nelën. Dhe për të tjerë shkrimtarë të pushkatuar.
Disa botime që ndriçojnë historinë kombëtare.
Shumë libra me pasuri folklorike, etnografike, toponomastike.
Veprimtari për njerëze të letrave, jo më pak të kushtueshme se librat.
Dhe mban profil të ulët, s’ndihet!

3.
Anipse një botë larg fuqisë së Çarit të Pestë, Flamur Hoxha është një perandor i vogël. Në perandorinë e madhe të Librit. Me vullnetin hyjnor me e ngritë penën, me ia dhanë në dorë atij që Zoti i ka falë dhuntinë me e përdorë.
Në Shqipërinë tonë të zvogëluar?
E vetmja Ngjarje!

———
*) Në librin “Dhe unë vazhdoj të jetoj” (Jean D’Ormesson, «Et moi, je vis toujours», Gallimard, 2018).

04 prill 2019

Në foto: Flamur Hoxha (duke folur) dhe Izet Duraku, Zija Çela, Luan Rama, Rexhep Shahu.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra