E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“ORA E MADHE LETRARE PËR SKËNDERBEUN”

Më 11 tetor 2018, ora 11.00, në Tiranë, do të mbahet “Ora e Madhe Letrare për Skënderbeun”.

Veprimtaria do të mbahet në sallen e konferencave te Hotel “Opera” në Tiranë.

Veprimtaria organizohet në kuadrin e 550 Vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në “vitin e Skënderbeut” dhe të Simpoziumit Ndërkombëtar Kulturoro-Letrar “Skënderbeu në Kulturën Europiane”, që mbahet në  Prizren – Kosovë, më 8-10 tetor 2018.

Gjatë këtyre ditëve do të organizohet “Ora e Madhe Letrare për Skënderbeun” në Tiranë (Shqipëri) dhe në Prishtinë (Kosovë) e Shkup (Maqedoni).

Në këtë veprimtari në Tiranë do të marrin pjesë shkrimtarë e studiues të huaj si: Daniel Leuwers, Nicolle Barriére, Helene Staford dhe nga Unioni i Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë disa nga drejtuesit e veprimtarë të tij si: Asllan Qyqalla (Kosovë), Hasan Selimi (Shkodër, Shqipëri), Behare Rexhepi, Shaqir Podvorica (Kosovë) e të tjerë.

Ftohen për të marrë pjesë shkrimtarë, poetë, kritikë, krijues e studiues nga Shqipëria (Tirana etj.), nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Mërgatat Shqiptare në Botë.

Jeni të mirëseardhur më 11 tetor 2018, ora 11.00 në Hotel “Opera” në qendër të Tiranës.

___

Hotel “Opera” ndodhet mbas Hotel Tirana International, ngjitas me selinë qëndrore të Sigal Uniqa Group Austria, afër Muzeut Historik Kombëtar, afër Kafe Bar “Ferrari” e Agjensisë Turistiek “Tirana Metropol”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra