E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Njeriu emblematik, Kukel Ndou i Curraj Epër

Nga Zeqir Lushaj

Po po, e mbaj mend mirë Kukel Ndoun e Curraje t’Epër. Vinte në shtëpinë tonë në Gri sa here e qitke rruga për Kolgecaj. Ishte dashamirë i babait tim Sadik Selmani. Mua si fëmijë at’herë 10-12 vjeçarë më bënte shumë përshtypje gjatësia e atij burri si lis bjeshke, me siguri mbi 2 metra e 10-15 cm. 

Atë kohë në shtëpinë tonë vinte edhe një Kukel tjetër po prej Curraj Epër. Kukel Matoshi e ka pas emrin. E kjo u dhe shkak që ne fëmija kur shihnin drumit ka vjen te shtëpia jonë Kukel Ndoun ju thonim me vrap babës a bacit (Ramë Selmanit), “asht ka vjen Ai, Kukeli i Gjatë!”

…!

Pata kënaqësi që nëpërmës gazetës “Tropoja” e portalit “Limit.al” mësova edhe për nipin e Kukelit, për  Skënderin. Me këtë rast dua të ju kujtoj dhe ta lë të shkruar  një thanie të babait tim për këtë burrë vigan:

-Boll shumë kam shetit e kam pa’, por burrë kaq të gjatë -kaq të mençem sa Kukel Ndoun e Currajve t’Epër, une nuk kam njoftë as pa me sy!

Nalt e ma nalt dera e Kukel Ndout dhe krejt  Currajt e Epër të Malësisë së Gjakovës.

-Shengjin, 18 Janar 2019-

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra