E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nga nesër, ky shtet e fut Bitcoin-in zyrtarisht në sistemin e pagesave

Nga nesër, kriptomonedha më e famshme hap një kapitull të ri në historinë e saj: do të njihet zyrtarisht si një pasuri dhe si një monedhë për transaksionet nga një shtet.

Ky vend është El Salvadori dhe nga nesër qytetarët e tij mund të tregtojnë me Bitcoin dhe të kenë mundësinë ta përdorin atë në vend të dollarit amerikan, monedhë e cila është përdorur nga vendi i Amerikës Qendrore që nga viti 2001.

Qeveria, për të motivuar qytetarët e El Salvadorit, do t’u sigurojë atyre një shumë prej 30 dollarë në Bitcoin.

Lëvizja e qeverisë së El Salvadorit ka ndezur një valë entuziazmi tek investitorët, të cilët po nxitojnë të blejnë Bitcoin. Në mediat sociale, investitorët po i bëjnë thirrje njëri -tjetrit ta bëjnë këtë lëvizje, duke shkaktuar një rritje të aktivitetit të këmbimit valutor. Si rezultat, çmimi i Bitcoinit sot arriti në 52,000 dollarë, për herë të parë që nga 12 marsi.

Vendimi i El Salvadorit, nga njëra anë është historik, dhe nga ana tjetër, konsiderohet se hap rrugën për vendet e tjera që të ndjekin shembullin e vendit të Amerikës Qendrore.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra