E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Në Viti u mbajt Konferenca shkencore “ Shkolla shqipe në hapësirat shqiptare përgjatë shekujve XVI-XX”

Nga: Aziz ZUKA

Një konferencë shkencore për shkollën shqipe, ka tubuar sot në Viti, akademikë, profesor e studiues të fushës së letërsisë, si dhe punëtor arsimor e të pranishëm të tjerë, me temë :

“Shkolla shqipe në hapësirat shqiptare në shekujt XVI-XX”, që për qëllim kishte krijimin dhe forcimin e lidhjeve mes aspektit teorik dhe kërkimor të shkollave shqipe gjatë shekullit XVI-XX. Arsyeja e mbajtjes së kësaj konference, nga të pranishmit u tha se komuna e Vitisë është burim i shkollave të para shqipe në Kosovë me Shkollën shqipe në Stubëll të Epërme me mësuesin Dom Mikel Tarabolluzin dhe Shkolla shqipe në Pozharan me mësuesin Sylejman Syla (Molla Syla) nga Tërpeza.

Të pranishmit e kësaj konference, në emër të Institucioneve komunale i përshëndeti zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, i cili mes tjerash u shpreh se “Vitia si komunë dhe ne si qytetarë të saj, mburremi që jemi vatër e arsimit, kulturës dhe traditave ndër shekullore sa i përket formimit dhe zanafillave të shkollave të para shqipe në Kosovë.

“Ne si institucione komunale, si dhe për shtetin e Kosovës, në vazhdimësi jemi angazhuar për të krijuar një kulturë qeverisëse për ruajtjen, përkrahjen afirmimin dhe promovimin e zanafillave të themelimit të shkollave të para shqipe në Kosovë. Institucionet komunale janë zotuar gjithnjë në shërbim të përhapjes së kulturës, si armë e fuqishme, që të ecim dinjitetshëm kah përparimi dhe suksesi i gjithmbarshëm. Prandaj, përgëzoi akademikët, profesorët dhe organizatorët e kësaj konference shkencore, me shpresë se përmes kësaj, të shpalosen edhe shumë të pathëna për historinë e shkollave dhe arsimit shqip, në komunën e Vitisë”, u shpreh Aliu.

E me kumtesa në këtë konferencë u paraqitën Akademik Mehmet Halimi, Prof.dr Isak Shema me kumtesën për periodizimin e zhvillimit të arsimit shqip ndër shekuj, prof.dr. Nezir Bata me kumtesën për Institucionet arsimore në periudhën e perandorisë osmane, mandej prof. dr. Mark Palnikaj nga Shqipëria, prof.dr. Avzi Mustafa nga Maqedonia, prof.dr. Rovena Vata, prof.dr Daut Bislimi, prof.Nikollë Loka, Phd.kandidat Sarë Gjergji dhe Mr.sc Adem Murati.E kjo konferenë u përcoll nga një numët mjaftë I madhë I qytetarëve të kësaj komune dhe të komunave yë Anamoravës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra