E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NË Ç’DATË U VRA QEMAL STAFA?

Nga Ylli DYLGJERI – Tiranë

Katraurë datash në PS! Kur u vra Qemal Stafa? Në dt. 4, apo në dt 5 Maj? U lodha sot në kafe duke iu shpjeguar një grupi të PS. E ngatëronin vrasjen në dt. 5 Maj të Qemalit, me dorëzimin në 4 Maj të Mandatit të deputetit të Saimir Tahirit!
Janë ndarë në dysh simpatizantët – më thanë. Një pjesë kërkojnë të bëjnë vizita te shtëpia e Qemalit e pjesa tjetër te shtëpia e Saimirit!
Më rëndë akoma u ngatërua muhabeti kur më pyetën ku ndryshon Kryetari i Fondacionit Qemal Stafa me Qemal Stafën?

Uaaaa ç’ti thoja? Më në fund e gjeta. Mos u ngatëroni u thashë.! Kjo është gafë e madhe. Është njëlloj sikur, larg qoftë, të vdesë Xhorxh Sorros e Ju të shkoni për vizitë te shtëpia e Kryetares së Fondacionit Shoqëria e Hapur, Ilva Tare.
Kaq. U qetësuan.

I paharruar qoftë 5 Maji !

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra