E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ndërpriten punimet në rrugën Deçan- Plavë

Rruga Deçan- Plavë

Misioni i OSBE-së konfirmoi sonte se punimet në ndërtimin e rrugës Plavë- Deçan janë ndërprerë, pas kërkesës së Manastirit të Deçanit dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Në një komunikatë të lëshuar në mbrëmje, Misioni i OSBE-së tha se ka ndjekur me shqetësim atë që Misioni tha se dukej të ketë qenë ndërtim ilegal i rrugës, që nga dita e djeshme, brenda Zonës Speciale të Mbrojtur (ZSM) të Manastirit të Deçanit.

“Ne e mirëpresim vendimin e marrë sot pasdite për t’i ndalur punimet në rrugë brenda Zonës. Monitorimi i Misionit të OSBE-së konfirmon se punimet në rrugë janë ndalur dhe makineria e rëndë është larguar nga Zona”, tha Misioni i OSBE-së në Kosovë në një deklaratë.

“Ne rikujtojmë se çdo punim brenda ZSM-së duhet të bëhet në marrëveshje me Këshillin Implementues dhe Monitorues. U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve për të kërkuar një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët në përputhje me ligjin e Kosovës dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Misionit.

Vendimi për ndaljen e punimeve është përshëndetur edhe nga Manastiri i Deçanit.

“Duke iu falënderuar iniciativate (të bashkësisë) ndërkombëtare, qeveria e Kosovës ka ndalur punimet e paligjshme në rrugën brenda Zonës së Mbrojtur dhe makineria e rëndë është larguar. Shpresojmë që qeveria e Kosovës në të ardhmen do t’i repsektojë ligjet e veta dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të Manastirit të Deçanit të lëshuar në Twitter.

Gjatë ditës, komuna e Deçanit kishte reaguar ndaj një kërkese të Manastirit të Deçanit për ndërprerjen e punimeve (BotaSot)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra