Qeveria e Sllovenisë ka ndaluar shitjen e pjesës më të madhe të produkteve plastike njëpërdorimshme.
Lista e produkteve të ndaluara përfshin pjatat, lugët, thikat dhe pirunët plastikë, përveç atyre që përdoren në pajisjet mjekësore dhe në sektorin industrial, tha qeveria në një deklaratë të enjten.
Qeveria ndaloi edhe shitjen e kontejnerëve të ushqimit dhe pijeve, si dhe gotave të bëra nga polistireni dhe paraqiti kërkesa për etiketimin e disa produkteve plastike.



